Izraeli miraton ndërtimin e 1 100 vendbanimeve të reja

Izraeli i hapi dritën jeshile më shumë se 1 100 vendbanimeve të reja në Cisjordani duke vijuar me ndërtimet në territorin e pushtuar palestinez, njoftoi sot OJQ-ja antikolonizim ”Paqja tani”.

”Rreth 1 122 njësi banimi të miratuara dje janë në stade të ndryshme procedurash. Rreth 352 morën përfundimisht dritën jeshile, çka nënkupton sipas rastit se punimet mund të nisin menjëherë, ndërsa 770 të tjera u miratuan për herë të parë”, sipas saj.

”Në vitin 2017 u miratuan 6742 shtëpi , shifra më e madhe prej 2013”, sipas OJQ-së.

Në 2016, 2629 njësi banimi kishim marrë garanci për tu ndërtuar.

Pas administratës së presidentit amerikan, Barack Obama, mjaft kritik kundrejt kolonizimit, presidenca Trump e dekretuar në janarin e 2017 njihet si mjaft e rezervuar në lidhje me çështjen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi 28 Gusht 2017

DASHI Hëna sot është në kundërshtim me shenjën tuaj. Këshilla që mund...
Read More