Izraeli rrezikon titullin: Kënga fituese e “Eurovision”-it, e vjedhur?

Autorët e këngës fituese të Eurovisionit “Toy”, të interpretuar nga Netta, janë akuzuar për plagjiaturë, raporton TCH.

Kompania amerikane “Universal Music Studios” ka thënë se kënga e Nettës është kopjuar nga hiti i grupit amerikan “The White Stripes”, “Seven Nation Army”.

Kritikët e muzikës kanë vënë re ngjashmëritë mes muzikës së dy këngëve, ndërsa avokatët e “Universal” kanë thënë se ka ngjashmëri në ritëm dhe në harmoni.

Publicisti i Nettës tha se këngëtarja që fitoi “Eurovision” këtë vit nuk dëshironte të komentonte këtë incident. Nëse në gjyq fiton kompania “Universal”, Izraeli rrezikon të humbasë çmimin e parë dhe të mos e zhvillojë festivalin “Eurovision” vitin e ardhshëm.

Nëse vërtetohet diçka e tillë, triumfi pritet t’i kalojë shqiptares që përfaqësoi Qipron, Eleni Foureira, e cila u rendit e dyta.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ekspertiza e armës së vetëvrasjes: Te “MP5” u gjetën gjurmët e gishtave të shoferit të Xhafajt

Në banesën e familjes Qordja në Qytetin Studenti vijojnë të jenë të...
Read More