Izraeli sulmoi bazën ushtarake pranë Damaskut

damask

Një sulm i Izraelit me raketa ka shkaktuar shpërthim të fuqishëm në një “pozicion ushtarak” pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut, tha media shtetërore e Sirisë.

“Një pozicion ushtarak në jugperëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut është sulmuar mëngjesin e sotëm nga agresioni izraelit, i cili ka hedhur disa raketa nga territori i pushtuar, duke shkaktuar shpërthim në zonë”, tha agjencia e lajmeve SANA duke u thirrur në një burim të ushtrisë.

Televizioni pro-qeveritar Al-Mayadeen citoi burimet e tij dhe tha se raketat janë hedhur nga avionë izraelitë, që kanë fluturuar brenda Lartësive Golan, të okupuara nga Izraeli.

Burime të rebelëve sirianë thanë se sulmi ka goditur një depo armësh që drejtohej nga lëvizja libaneze Hezbollah, e cila lufton në Siri si aleat i qeverisë.

Izraeli tha se sulmi ishte “në përputhje” me politikën e tij për të parandaluar Iranin që të sigurojë armë nga Hezbollahu.

Siria është në vitin e gjashtë të luftës civile, e cila ka lënë mbi 400,000 njerëz të vrarë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Një zjarr i madh ka rënë në tre banesa në Vaun e Dejës

Një zjarr i madh është raportuar se ka rënë në tre banesa...
Read More