Ja 25 ushqimet anticelulit

anticelulitMegjithëse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesës, pjesa më e madhe e tij është e formuar nga toksina dhe yndyra të formuara në trup. Ndaj dhe për të luftuar celulitin, dietologët këshillojnë një listë me ushqime, për të cilat rekomandohen të kombinohen edhe me kryerjen e aktivitetit fizik 

Janë disa ushqime të cilat mund të përdoren si armë kundër celulitit. Një përzierje vitaminash, mineralesh me përbërje antioksidantësh, tretës dhe detoksifikues. Nëse këto produkte kombinohen me aktivitet fizik, masazhe funksionojnë akoma më shumë.

Celuliti

Çfarë është celuliti?! Pyetja e shtruar është e drejtë, pasi për të luftuar “armikun” duhet ta njohim atë. Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë duke rrethuar muskujt dhe organet. Me kalimin e moshës, shtresat e lëkurës hollohen, çka rezulton në shfaqjen e pamjes së valëzuar të celulitit. Megjithëse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesës, pjesa më e madhe e tij është e formuar nga toksina dhe yndyra të formuara në trup, që mund të prekin gra të çfarëdolloj përmase, peshe dhe strukture trupore. Ndaj dhe për të luftuar celulitin, dietologët këshillojnë një listë me ushqime të cilat largojnë toksinat nga trupi, ulin yndyrnat dhe hidratojnë trupin.

Hithrat

Çaji me hithra është ndoshta antioksidanti më i mirë diueretik. Funksionon edhe si antiinflamator duke përmirësuar lëkurat problematike me puçrra dhe ekzema.

Çaj jeshil

Çaji jeshil ju ndihmon të humbni peshë sepse përshpejton metabolizmin duke penguar thithjen e yndyrës. Falë pranisë së një polifenoli të veçantë me fuqi të lartë antioksiduese, ngadalëson shtimin dhe tret yndyrnat. Për të parë rezultatet, provoni të pini të paktën tri gota çaj jeshil në ditë.

Speci i kuq

Speci i kuq përmirëson qarkullimin e gjakut. Edhe pse mund të jetë pak pikant, ngre temperaturën e trupit çka favorizon përmirësimin e gjakut.

Shafrani i Indisë

Një tjetër produkt shumë i vlefshëm në luftën kundër celulitit është kurkuma ose shafrani i Indisë. Kjo erëz e veçantë e përdorur kryesisht në kuzhinën indiane, ndihmon shumë pasi favorizon eliminimin e toksinave të trupit, duke reduktuar fryrjet.

Hudhra

Hudhra ndihmon në reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjak duke fuqizuar sistemin imunitar.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit, veçanërisht boronicat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe janë antioksidantë shumë të mirë. Këshillohen të hahen për mëngjes.

Mollë

Nuk ka dietë ushqimore në të cilën të mos këshillohen mollët, sidomos ato të kuqet. Ndihmon jashtëzakonisht shumë sistemin tretës dhe redukton përthithjen e yndyrnave.

Portokalli

Përveç një burim i vitaminës C, përmban gjithashtu bioflavanoide që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe zhbalancon qelizat që mund të shkaktojnë celulit.

Rrushi i kuq

Si portokalli edhe rrushi i kuq përmban edhe bioflavanoid, antioksidantë të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ekuilibrin qelizor.

Shalqi

Shalqini është edhe diuretik i shkëlqyer, sepse stimulon aktivitetin e veshkave dhe rrit prodhimin e urinës, gjë që favorizon eliminimin e toksinave. Është i pasur me likopen, përgjegjës për ngjyrën e kuqe dhe një prej antioksidantëve më të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kajsi

Janë shumë të pasura me fibra, përmbajnë vitaminat A, C dhe likopen.

Ananas

Stimulues diuretik, pasi është i pasur me enzima dhe antioksidantë.

Banane

Janë një burim i mirë energjie, gjithashtu përmbajnë zink, një mineral që përmirëson lëkurën. Duke qenë se është shumë e ëmbël do ishte mirë të konsumohej në mëngjes ose përpara kryerjes së çdo aktiviteti fizik.

Uji

Një prej shkaktarëve kryesorë të celulitit janë toksinat që mblidhen në trup, të cilat reduktojnë elasticitetin e lëkurës si dhe përkeqësojnë qarkullimin e gjakut për këtë është shumë e këshillueshme që uji të konsumohet përgjatë gjithë ditës.

Drithërat integrale

Makaronat, buka dhe orizi integral mund të ndihmojnë në humbjen e peshës sepse lëshojnë energjinë e tyre në mënyrë të avashtë duke dhënë ndjesinë e ngopjes. Po kështu përmbajnë antioksidantë që favorizojnë eliminimin e toksinave në trup.

Peshk

Peshku është i pasur me yndyrna polisaharuara, të cilat në ndryshim nga ato që përmban mishi apo djathi, janë të mira për trupin dhe veprojnë si antiinflamator.

Spinaq

Spinaqi përmirëson lëkurën dhe ndihmon në dobësim. Përmban vitaminën A, e cila ndihmon në spinaq stimulon prodhimin e kolagjenit, një proteinë përgjegjëse për elasticitetin dhe kompaktësinë e lëkurës.

Finok dhe koper

Përveç që ka veti të dobishme si antioksidantë dhe detoksifikimin , përmirëson pamjen e lëkurës dhe të flokëve.

Brokoli

Brokoli është një miks kripërash minerale dhe vitaminash. Por është një përbërës që e bën veçanërisht fitues kundër celulitit.

Asparagu

Asparagët kanë veti antiinflamatore, reduktojnë fryrjet dhe përmbajnë shumë pak kalori.

Selino

Selinoja është shumë e mirë kundër toksinave dhe i përshtatshëm për çdo dietë.

Kastraveci

Janë një ushqim diuretik dhe ndihmojnë në reduktimin e toksinave nga trupi.

Uthull molle

Perfektë për detoksifikim dhe si produkt për të përgatitur ushqime të ndryshme. Gjithashtu ndihmon në tretje dhe për të reduktuar mbajtjen e ujit në zonën e belit.

Limon

Ndihmon për të mbajtur të qëndrueshëm ekuilibrin e acidit bazik në organizëm. Ndonëse është i athët, limoni ka një pehash të ulët dhe konsiderohet një ushqim alkalin, lehtësisht i përthithshëm nga trupi.

Vezët

Është e vërtetë që vezët nuk bëjnë mirë për kolesterolin, por vezët e ziera (kurrë ato të skuqura), janë të pasura me proteina dhe vitaminë detoksifikuese.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Prapaskenat: A po shkohet drejt shtyrjes së zgjedhjeve?

Basha: “Ne kemi vendosur të qëndrojmë deri në vendosjen e një kabineti...
Read More