Ja arsyeja pse Xhensila dhe Besi mohuan shtatzëninë!

Shtatzënia e Xhensila Myrtezajt u bë legjendë. Është apo s’është. Bark i fryrë është ai, apo na bëjnë sytë? Këngëtarja dhe aktori i humorit të dy e mohonin sa herë u binte rasti, derisa e pranuan publikisht me një foto të shkrepur në Como në muajin e pestë të shtatzënisë.

Fillimisht dyshuam se e gjithë zhurma mund të ishte një strategji për të fituar vëmendjen e mediave, por siç ka treguar Besi i ftuar tek “Një kat më lart” në INtv, zgjedhja për të heshtu erdhi si pasojë e komplikacioneve që Xhensila ka patur 3-4 muajt e parë të shtatzënisë, si pjesa më e madhe e grave.

“E mohuam se ka disa gjëra që mbahen për vete, nuk mund të dilnim që ditën e parë të thonim është shtatzënë. Plus dihet, 3,4 muajt e parë janë të sikletshëm për femrën.”

Më fanatike nga të dy për ta ruajtur lajmin sa më privat ishte Xhensila dhe me gjasë momenti i publikimit do të ketë qenë sërish vendim i saj./anabel.al/

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Zëvendësministrat nga sektori privat, avantazh i qeverisë Rama dy

Nga Ervis Iljazaj Edi Rama ka bërë publik emrat e zëvendësministrave qe...
Read More