Ja çfarë konsumon femra më e fuqishme në botë për ditëlindje

Lajmi i ditës: Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të shkojë për pushime në resortin tradicional në Tirolin e jugut.

Prej vitesh, kancelarja e vendit më të fuqishëm në Europë viziton vetëm një vend për të pushuar. Bëhet fjalë për një hotel me katër yje në mal.

Por sivjet ajo nuk do shkojë atje, ndërsa bëhet e ditur se i shoqi, Joachim Sauer do të shkojë me një nga djemtë nga martesa e parë.

Nuk dihet pse kancelarja e ka marrë këtë vendim, ndërkohë që ajo sapo ka festuar 64-vjetorin.

Ajo ka darkuar me të shoqin dhe një çift miqsh në restorantin e preferuar ‘Borchardt’ në Berlin.

Pavarësisht vapës, ajo nuk u ul jashtë, porbrenda.

Në tryezë raportohet se u shtrua verë e bardhë, shnicel dhe sallatë patatesh.

Më pas erdhi torta dhe likeri.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kapet i kërkuari nga fisi Çapja, akuzat që rëndojnë mbi të

Një i kërkuar për trafik kokaine, anëtar i fisit Çapja është arrestuar...
Read More