Ja çfarë thotë e dashura e Izet Haxhisë, pas dorëzimit të tij!

Një ditë më parë Izet Haxhia u vetëdorëzua te autoritetet turke. Tashmë duket se profilin e tij në FB, e menaxhon partnerja e tij. Nëpërmjet një statusi ajo ka sqaruar të gjithë miqtë e tij, se partneri i saj është mirë. Gjithashtu ajo ka  falënderuar të gjithë ata që i kanë mbështetur. Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që ai e mohon.

Postimi i plotë:

Pershendetje te gjitheve ju, miq te mire te Izetit!

Dashuria ime, kaloi naten e pare ne burgun turk,naten e pare pa ne te dy, naten e pare te nje numri te panjohur ende netesh aty…

Eshte mire, eshte i forte si gjithmone,dhe me kerkoi t ju falenderoja te gjitheve ju, miqte e tij,per mbeshtetjen tuaj, per mos-indiferencén tuaj, per solidaritetin dhe per besimin tuaj se e keqja ka nje fund…

Une nuk dua te hyj ne politike, por e dua Atdheun tone, si ne te gjithe! E bej pjese tek njerezit optimiste( per disa, naive) qe besojne se nese secili nga ne e ngre zerin, indinjohet, kerkon pergjegjesi, bertet per drejtesi, nuk kenaqet me pak, ben zhurrme e potere ne emer te amaneteve te te pareve tane, ne emer te se drejtes per te patur nje Atdhe te denje per femijet tane,atehere… dikush, dikur, do te shkundet nga themelet, do te levize e do te jape pergjegjesi!

Heshtin dhe rrine indiferente vetem te vdekurit!

Secili nga ne ka ne dore nje gur te vogel per te levizur, nje gur te vogel per te vendosur drejtesine !

Izeti eshte dashuria ime, por eshte edhe miku juaj, eshte edhe nje shqiptar qe do te perballet me kucedra e qe

s do t a leme vetem! Kurrsesi, jo!

Shpirti im, fakti qe ti ekziston e qe merr fryme, m a ben kete bote plot shprese, plot gezim, plot drita..

Kam shume arsye per te te dashur, e ndoshta s kam asnje… kjo s ka rendesi! Sepse dashuria nuk analizohet , as logjikohet! Dashuria, dashurohet! Ti je i vetmi im!Ti je heroi im,ti je trimi im, ti je malesori im, ti je zemra e shqiptarit qe s dorezohet, ti je mrekullia ime…

Te jem dashuria jote, eshte nderi dhe krenaria ime!

Do te jem e forte, do te jem e forte sic ti me kerkove…!!!

Pavaresisht, se shpirti po me shkulet nga dhimbja, e malli eshte nje gur i rende e i zi… Por, kjo eshte tjeter teme, me perket vetem mua,e vjen me pas..

Kam nje perqafim te vecante, per nje grua te vyer, per nje malesore fisnike e me zemer te madhe, per “nanen” tende… Ja puth rrudhat e vuajtjeve e dhimbjeve, nje e nga nje♥️!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Femrat nga përtejbota  në pikturën e Albina Dhimës

    Femra pa moshë, si një bukuri e përjetshme. Gjymtyrë të...
Read More