Ja destinacionet më të pëlqyera europiane

Harta e destinacioneve më të pëlqyera përfshin sërish Europën. Të dhënat e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit tregojnë se Spanja do të ketë një numër rekord turistësh këtë sezon.

Rritja e kërkesës mbështetet kryesisht nga paqëndrueshmëria e destinacioneve të tjera konkurruese, por edhe nga shërbimi i mirë spanjoll.

Në katër muajt e parë të këtij viti, Spanja, si destinacion turistik shënoi rritje të numrit të turistëve me rreth 4.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Italia është një tjetër destinacion që do të gëzojë popullaritet mes shumë destinacioneve të tjera të Europës.

Në 20 vitet e fundit, numri i turistëve është rritur mesatarisht me 3.5%, veçanërisht në qytetet e artit. Theculturetrip ka hartuar një listë me destinacionet më të mira dhe më të lira të Europës dhe Shqipëria gjendet në të.

Një përzierje e parezistueshme e kulturave, historive, peizazheve. Kontinenti i Vjetër mund të bëhet një destinacion tërheqës edhe me pak para, shkruan Theculturetrip.

“Nëse shkoni në vendet e duhura dhe shmangni vendet popullore (ato të shtrenjtat) ju mund të gjeni gjithçka që do ta kishit bërë me më shumë para. Ka një ofertë të gjerë restorantesh, baresh, muzesh, dyqanesh ky kontinent, që padyshim është labirinti më i madh që mund të eksploroni.

Pra, mbani shënim, mbushni kartën e kreditit, bëni gati valixhet dhe vizitoni vendet më të lira të Europës këtë verë”, shkruan Theculturetrip. Në vend të parë është Praga, kryeqyteti i Çekisë, pasi buxheti mesatar për një ditë llogaritet në rreth 40 euro, ku birra kushton 1.5 euro dhe hotelet 15-40 euro në natë.

E ndjekur nga Andaluzia në Spanjë, me një buxhet mesatar në ditë po prej 40 euro. Shqipëria gjendet pas Peleponezit në Greqi, ku kostoja mesatare ditore llogaritet në 30 euro dhe Gdanskit në Poloni.

Në vend të fundit është qyteti i Ohrit në Maqedoni, ku kostoja mesatare ditore llogaritet në rreth 20 euro.
“Shqipëria është një nga vendet më të lira në Europë për t’u eksploruar dhe për fat të mirë, ka brigje të mrekullueshme. Ajo çdo vit pret miliona turistë.

Nëse jeni fans i plazheve, atëherë mund të vizitoni brigjet e Jonit, do të gjeni male, plazhe të kaltra dhe rërë të bardhë”, shkruan Theculturetrip.

Bullgaria kryeson kërkesat e turistëve ballkanas për pushime brenda rajonit. Në vitin 2016, mbi një milion turistë ballkanas vizituan Bullgarinë, duke i bërë ata të huajt më të shumtë në numër për vitin e 8 me radhë. Më së shumti Bullgaria u zgjodh nga turistët rumunë.

Të ardhurat që sollën këta turistë vlerësohen në rreth 1 miliard euro, sipas të dhënave të cituara nga ambasada bullgare në Bukuresht. Por, ndër preferencat e turistëve është edhe Mali i Zi.

Ky është një destinacion veror që tashmë po tërheq shumë investime, ofron shërbim të mirë, pamje të mahnitshme, pagesa konkurruese dhe njerëz miqësorë.

Qipro gjithashtu po raporton rritje në shifra të turistëve. Sipas informacioneve nga autoritetet e turizmit në Qipro, numri i turistëve që kanë zgjedhur këtë destinacion për të pushuar nga janari deri në mars 2017 është rritur me më shumë se 11% në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Turistët më të shumtë kanë qenë nga Britania, Rusia dhe Amerika. Në sezonin veror të këtij viti, Qipro pritet të vendosë një rekord të ri sa u përket turistëve

Shkruar Nga
More from Revista User

Fluturimi me avion i merr jetën, aktorja e njohur vdes nga ataku kardiak

Aktorja amerikane, Carrie Fisher, ka ndërruar jetë në moshë 60 vjeçare. Zëdhënësi...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.