Ja emrat: Shkon në dy numri i viktimave shqiptare në Xhenova

Dy shqiptarë kanë humbur jetën nga shembja e urës në Xhenova. Viktimat janë Marjus Djarri rreth të 20-ve, nga Shijaku dhe Edi Bokrina 30 vjeç, nga Shkodra.

Shqiptarët po udhëtonin me makinë për të shkuar në punë në Rapallo, por rrugëtimi i tyre u ndërpre në mes.

Qytetarë shqiptarë që u ndodhën pranë vendngjarjes, kanë thënë gjithashtu për tvklan.al se kishin dëgjuar që ekipet e emergjencës të përmendnin një shqiptar me emrin Edi, që dyshohet të ketë humbur jetën. Tvklan.al kontaktoi me të afërm të të ndjerit Edi, të cilët konfirmuan lajmin.

Lajmin e konfirmoi edhe ambasada shqiptare.

“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rende per humbjen tragjike te jeteve te dy te rinjve shqiptare Marjus Djerri dhe Edi Bokrina ne aksidentin tragjik ne uren Morandi ne Xheenova. Duke u shprehur ngushellimet e sinqerta familiareve te viktimave Ambasada eshte ne dispozicion te te afermeve per te gjithe asistencen e nevojeshme.” shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas raporteve zyrtare të deritanishme, 35 persona kanë humbur jetën nga kjo tragjedi, mes të cilëve 3 fëmijë.

Një familje e tërë u shua në këtë aksident. Roberto Robbiano, bashkëshortja e tij Ersilia dhe Samueli i tyre i vogël 7-vjeçar. Disa të tjerë janë të plagosur dhe të zhdukur. Ekipet e emergjencës vazhdojnë të kërkojnë nën rrënojat e urës për të gjetur të zhdukurit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Paralajmërimi: Tre rreziqet që i kanosen ekonomisë shqiptare

Misioni i FMN-së pohoi se ka mosmarrëveshje me qeverinë për PPP-të. Kërkohet...
Read More