Ja kandidatët e PS për 61 degët (dhe dublimi i Kokëdhimës)



edi_rama_koco_kokedhima_8330Kryesia Socialiste pritet të marrë në shqyrtim sot kandidaturat për kryetarë të PS-së në 61 bashkitë e vendit.

Propozimet janë dërguar tashmë dhe gazeta Panorama ka zbardhur listën.

Ndërkohë, sipas Shqiptarja.com, me vendim të kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, disa nga anëtarët e kryesisë janë deleguar në disa prej njësive vendore të vendit, për të monitoruar procesin e zgjedhjes së kryetarëve të degëve të PS-së.

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, nuk do të jetë më koordinatori i vetëm i qarqeve Vlorë-Gjirokastër.

Kreu i selisë rozë, Edi Rama, ka vendosur që Kokëdhima në Vlorë të dublohet nga Ministrja e Mbrotjes, Mimi Kodheli, e cila do mbulojë nga afër procesin e zgjedhjes së kryetarit të PS për këtë qytet dhe njësitë e tjera vendore të qarkut.

Ndërkohë Rama ka vendosur ta dublojë Kokëdhimën edhe në qarkun e Gjirokastrës.

I përzgjedhuri i Ramës për këtë mision do të jetë Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuci.

Ky i fundit do merret me monitorimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të degëve së PS në këto rrethe.

Këto lëvizje erdhën në një kohë kur Gjykata Kushtetuese mori vendimin për heqjen e mandatit deputetit Koço Kokëdhima.

Deputeti Kokëdhëma gjatë kohës që ishte koordinator për qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës pati përplasje të shumta me bazën por edhe me deputetët socialistë.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

“Haklaj po priste Berishën, jo Azem Hajdarin”

Ismet Haxhia, që sapo ka kryer dënimin me burg me akuzën e...
Read More