Ja ku mund të takohen Donald Trump dhe Kim Jong Un

Në Singapor mund të jetë vendtakimi i nivelit të lartë mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un që pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Mediat në Korenë e Jugut duke cituar burime të paidentifikuara shkruajnë se SHBA-ja dhe Koreja e Veriut kanë rënë dakord që takimi të zhvillohet në Singapor javën e tretë të qershorit, kjo për të shmangur përplasjen me takimin e G7-ës që do të zhvillohet në Kanada në datat 8 dhe 9 qershor dhe atje pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Trump.

Të premten zoti Trump u tha gazetarëve se palët “kanë rënë dakort tashmë për datën dhe vendin e takimit”. Ndërkohë, më parë ai pati thënë se zona e çmilitarizuar që ndan dy Koretë, mund të ishte një vend i mirë për takimin me udhëheqësin e Phenianit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Balla i nxorri foton, reagon Basha: Nuk kam lidhje, garantuesi i eurove është Balla

    Dy ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar I PS-së,...
Read More