Ja kur nis shkolla sivjet, të gjithë drejtorët do i nënshtrohen testimit

Brenda dy vitesh, të gjithë drejtuesit e shkollave apo ata që aspirojnë të bëhen të tillë, duhet t’i nënshtrohen një trajnimi për drejtim dhe administrim shkolle. Në fund të ciklit të detyrueshëm, ata pajisen me certifikatë, e cila është kusht për të mbajtur atë pozicion pune.

Kjo është pjesë e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët për drejtorë, miratuar me ndryshimet në ligjin për sistemin parauniversitar. Një program i ngjashëm i qeverisë sapo ka nisur zbatimin, duke rikthyer në shkollë për një trajnim pesëjavor për menaxhimin e fondeve, të gjithë drejtuesit e spitaleve në vend.

KRITERET E REJA PËR DREJTORËT

Përveç certifikatës, një drejtues apo kandidat për t’u bërë drejtor apo nëndrejtor shkolle duhet të ketë së paku kategorinë e tretë “Mësues i kualifikuar”, e cila merret vetëm pas një përvoje pune 5-vjeçare si mësues.

Sa i takon kushtit të parë, ligji parashikon krijimin e “shkollës së drejtorëve”, që do të kryejë trajnimin e detyrueshëm përgatitor për t’u pajisur me certifikatë. Ndryshimet në ligjin e ri parashikojnë drejtues edhe për ciklin parashkollor.

Duke qenë se këto të fundit varen nga bashkitë, emërimi dhe shkarkimi i tyre do të jetë përgjegjësi e vendorëve. “Drejtori i institucionit arsimor parashkollor emërohet nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëve që vlerësohen me konkurrim të hapur nga komisioni i vlerësimit”, citohet në nenin e futur rishtazi në ligjin për arsimin parauniversitar.

tabela

KRITERET PER MESUESIT

Ligji i ri ndan qartazi formimin dhe llojin e diplomës së një mësuesi, që dëshiron të japë mësim në cikle të ndryshme shkollore. Kështu, për në parashkollor nevojitet një diplomë e ciklit të ulët në nivelin Bachelor, ndërsa për ciklin fillor 5- vjeçar nevojitet edhe Master Profesional në fushën përkatëse (vlen dhe një diplomë e ish-Instituteve të Larta Pedagogjike). Për të dhënë mësim për një nga lëndët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën nevojiten diploma e Bachelor dhe Master Shkencor në fushën e mësuesisë. Ligji ka specifikuar dhe raste të tjera.

“Profesioni i mësuesit mund të ushtrohet edhe nga individë, që zotërojnë diplomë universitare të ciklit të parë dhe të dytë ose diplomë universitare të integruar, të ngjashme ose të përafërt me fushën/ lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar dhe njohuri të certifikuara në formimin psiko-pedagogjik nga institucione të arsimit të lartë”.

Kryerja e praktikës së detyrueshme profesionale 1- vjeçare dhe kalimi me sukses i provimit të shtetit janë dy hallkat, që një kandidat për mësues duhet t’i kalojë me patjetër për të ushtruar profesionin e tij. Ligji ka dhe rregullime për efekt page. Bëhet fjalë për mësues të formuar në ish-Institutet e Larta Pedagogjike të shumë viteve më përpara, të cilat citohet se do të njihen si arsim i lartë./Panorama

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ambasadori Lu në Portokalli, shfaqje e paprecedent, e qartë dhe e vendosur

Nga Ervis Iljazaj Shfaqja e Ambasadorit Donald Lu në emisionin humoristik Portokalli,...
Read More