Ja kur pritet të dalë në treg Samsung Note 8

Gjigandi aziatik Samsung pritet të lançojë smarfphone-n ‘flagship’ të radhës, Note 8. Më përpara ishte raportuar se smartphone-i do të vinte diku nga vjeshta, por raporte të TechSot presin javë ne fundit të gushtit si datën e lançimit.

Rëndësia e datës së lançimit është shumë e madhe, pasi edhe Apple pritet të lançojë iPhone-in e radhës në vjeshtë. Sipas TechSot, Samsung po përpiqet të përfitojë nga rasti duke e lançuar Note 8-n më përpara

Note 8 është më shumë se thjesht një smartphone tjetër për Samsung. Ky aparat vjen pas një skandali mbarë-botëror që ndodhi me Note 7, dhe me shpërthimet e tyre.

TechSot raporton se Note 8 pritet të ketë një ekran 6.3-inç, dy kamera mbrapa, një proçesor Snapdragon 835, 6GB RAM, 64GB memorje, dhe një bateri 3,300mAh.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mënjanoni frikën me anë të buzëqeshjes!

Për tu përballur më lehtë me vështirësitë e jetës, psikoterapeuti Ruediger Dahlke...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.