Ja kush është liderja e parë që takon Trump: Le të udhëheqim botën sërish sëbashku

donald-trump-theresa-may-uk-prime-minister-president-560877

Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund të udhëheqin botën sërish së bashku pas mundësisë historike për të “rivendosur” marrëdhënien e tyre të veçantë.

Në udhëtimin e saj që do të bëjë në SHBA, kryeministrja britanike do të thotë se ‘Brexit’ dhe zgjedhja e Donald Trump si President i ka dhënë dy vendeve një mundësi për të ‘rizbuluar’ konfidencat me njëra-tjetrën.

Duke theksuar arritjet e SHBA-së dhe Britanisë në të kaluarën, May do të thotë se rindërtimi i marrëdhënies së veçantë është me rëndësi të madhe për të gjithë botën në këtë “epokë të re” duke shtuar se: “Kemi mundësinë të udhëheqim botën, bashkë, sërish”.

Komentet do të shihen si një përpjekje për të rindezur marrëdhënien që dikur në vitin 1980 kishte Margaret Thatcher dhe Ronald Reagan, kur dyshja u bashkua nga Lufta e Ftohtë.

Në udhëtimin dy ditor, May do të bëhet liderja e parë botërore që do të takohet ballë për ballë me Presidentin e ri. Ajo do të thotë se bashkëpunimi i sigurisë dhe mbrojtjes mes Britanisë dhe SHBA-së, gjithashtu me ndihmën e NATO-s, do të jetë thelbësor në përballjen me Shtetin Islamik dhe dhënies fund të mizorisë në Siri. Ajo gjitashtu pritet të diskutojë për një marrëveshje tregtare ambicioze, që mund të çonte në prosperitet për të dy vendet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sot, shqiptarët në Europa League

Ndeshjet e para të “playoff”-it në Europa League do të vendosin shumë...
Read More