Ja kush është personi që krijoi perandorinë e parë në Botë

Lindja e Sargonit në mes të shekullit XXIV P.E.S, është e mbuluar nga misteri dhe legjenda. I menduar si biri i një priftëreshe të rangut të lartë dhe një babai të panjohur, thuhet se ai u vendos në një shportë dhe u braktis në lumë. Pasi u shpëtua dhe u birësua nga një kopshtar me emrin Aki, Sargoni e gjetur rrugën e tij për në oborrin e mbretit. Nga pozicioni i tij si kupëmbajtësi i mbretit, Sargoni uzurpoi pushtetin e Urzababas dhe e shpalli veten pasardhësit të këtij të fundit në mbretërinë e Kish-it.

Teksa lindi dielli në ditën e parë të mbretërimit të tij 56-vjeçar, Sargoni filloi krijimin e perandorisë së parë në botë. Gjatë qëndrimit të tij në fron, ai arriti të vërë nën kontroll çdo qytet në Mesopotami, si dhe territorin që shtrihej nëpër atë që sot është Irani, Turqia, dhe Siria. Sargoni gjithashtu ndërtoi për veten një kryeqytet në formën e qytetit të Akadit, një vend që është ende sot i pazbuluar.

Pjesa më e madhe e asaj që ne dimë rreth Sargonit dhe të bëmave të tij, vjen nga një tekst sumer i njohur si “Legjenda e Sargonit”, edhe pse shumë prej historisë së tij ka humbur. Ashtu si Kiri i Madh pas tij, Sargoni mori titullin”Mbreti i katër cepave të Tokës”. Mjerisht, perandoria e tij u shpërbë në brezat e mëvonshëm. Ajo zgjati vetëm 75 vjet pas vdekjes së tij, para se të shembej përballë rebelimeve të vazhdueshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nigeri, 745 të vdekur nga epidemia e meningjitit

Qendra e Kontrollit Shëndetësor në Nigeri, ka thënë se të paktën 745...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.