Ja parashikimi i motit për sot, ulen sërish temperaturat

unnamed-1_1478068725-9553499

Dita do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave ku si fillim do të jenë në zonat jugore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin. Në zona të thella malore reshjet do të jenë në formë dëbore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë vendin por sasia e reshjeve do të jetë e pakët. Parashikohet që edhe gjatë natës, vranësirat dhe shirat të jenë të pranishme.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 1 apo 2 gradë të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrijë deri në 4 ballë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Yllka Kuqi kaq e lumtur rrugëve të New Yorkut

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi është parë shumë në formë kohën...
Read More