Ja përse nuk kujtojmë asgjë nga koha kur kemi qenë bebe

Pothuajse askush nuk ka kujtime nga fëmijëria shumë e hershme, por kjo nuk ndodh sepse ne nuk jemi në gjendje të mbajmë në trurin tonë edhe kujtime të tilla.

Në të vërtetë kjo ndodh sepse në atë moshë truri ynë ende nuk i kishte të maturuara të gjitha funksionet e tij dhe konkretisht nuk ishte maturuar aftësia e mbledhjes së informacioneve në modelet komplekse nervore të njohura si “kujtime”.

Po atëherë si është e mundur që një bebe e mban mend nënën?

Fëmijët e vegjël janë në gjendje të kujtojë fakte dhe persona në një moment të caktuar dhe kjo quhet memoria semantike, shkruan pernenat.al. Deri rreth moshës 2-4 vjeçare fëmijët nuk kanë një kujtesë “esidodike” pra nuk kanë një memorie në lidhje me detajet dhe ngjarjet specifike.

Kujtime të tilla janë të ruajtura në pjesë specifike të trurit të quajtura “kortekse” dhe për shembull, memorizimi i një zëri përpunohet në korteksin e tingujve, kujtesa vizuale në korteksin vizual. Është pjesa e quajtur hipokampus që i lidh të gjitha copëzat bashkë.

Sipas Patricia Bauer nga Universiteti Emory në Atlanta, hipokampusi është i mbuluar shumë mirë në trurin e njeriut dhe është përgjegjës për mbledhjen e të gjitha informacioneve për të formuar më pas një “buqetë” të madhe dhe të bukur kujtimesh, por deri në moshën 2-4 vjeçare hipokampusi nuk ka filluar ende të krijojë fragmente të informacionit dhe kështu fëmijët nuk regjistrojnë asnjë episode specifik deri në moshën e sipërpërmendur.

Këtë e pohon edhe psikologia Nora Newcombe në Universitetin “Temple” në Filadelfia.

Nga ana tjetër sipas psikologut, memoria episodike do të jetë e panevojshme për një fëmijë është ende duke mësuar si funksionon bota.

Sipas tij qëllimi kryresor i dy viteve të para të jetës për fëmijën është të mësuarit e njohurive sistematike dhe kujtesa episodike do të ishte një faktor që do të ndikonte negativisht në këtë aspekt.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjermania deporton refugjatët e refuzuar afganë

Të paktën 34 azilkërkues afganë u kthyen të enjten në Kabul pas...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *