Ja prova ime që jam i pafajshëm.. Kur do të jetë i lirë Saimir Tahiri?

Prej më tepër se një viti i akuzuar për përfshirjen e tij në trafikun e drogës me grupin e Habilajve, ish-ministri Saimir Tahiri në një konferencë për mediat ka vendosur të thyejë heshtjen.

Ish-ministri ka thënë se akuzat drejt tij, tashmë iu është dhënë fund nga një vendim i gjykatës italiane të Katanias, që Tahiri thotë se ka kërkuar mbylljen e hetimeve ndaj tij, sepse nuk ka patur prova që ta lidhnin atë me trafikun e drogës.

Pjesë nga deklarata e Tahirit:

“Kam zgjedhur të mos bëj politikë, por të pres përfundimin e hetimeve, ndaj kam heshtur dhe i vetmi që kam heshtur jam unë. Në gjysmë-letra e gjysma-lajme, gazetarët plasin lajme bombastike, që merreshin nga analistët dënglamëdhenj e medemek të pavarur për të më bërë mua gjyqin. Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur.

Me besimin që nuk e kam humbur ende se e vërteta sado vonë do të flasë më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë një viti. Nuk e kam pasur të lehtë, por sot boll. Kam diçka me rëndësi që dua ta ndaj me ju, se e vërteta nuk rri dot fshehur, sado të mundohet e të sponsorizojë jo dora e zezë që e filloi me mua por do vazhdojë më keq se sot. Ju kujtohet se më 24 tetor 2017 unë dola në konferencë dhe deklarova me letra se ndaj meje nuk kishte hetim, dora e zezë me paratë e oligarkëve bredh poshtë çdo banaku dhe tha se letrat janë të falsifikuara.

“Ajo dora e zezë lëvizi fort dhe tha ase ajo letër ishte e falsifikuar. Unë i tregova publikut se mua hetimi i Prokurorisë shqiptare nuk më mjafton dhe për të vërtetën time unë kërkova të hetohem edhe në Itali. Pas konferencës time të njëjtën gjë bëri edhe prokuroria. Janë prokurorë ata që shpërndanin gjysmë lajm dhe gjysmë letra. Prokurori i Antimafias italiane në përfundim të hetimeve kërkuan pushimin e hetimeve ndaj Samir Tahirit se nuk ka asnjë përfshirje në asnjë aktivitet të paligjshëm. Sot unë kam vendimin e anti-mafias italiane”, tha Tahiri.

Ish-ministri u paraqit me kërkesë të tij 3 ditë më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku tha se do të dorëzonte prova vendimtare për procesin në ngarkim të tij.

“Prokuroria e mafias italiane nisi zyrtarisht nje hetim ndaj meje ne date 27 tetor te viti te kaluar”, tha Saimir Tahiri qe vendose te flase sot per te vertetat qe ai pretendon.

Tahiri tha ne nje konference per shtyp se, me heshtje dhe me shume pune kjo prokurori hetoi edhe pretendimet e prokurorise shqiptare. ‘Prokuroria i anti-mafies italiane ne perfundim te hetimeve kerkuan pushimin e hetimeve, gjykata italiane miratoi kerkesen e prokurorise dhe une sot kam vendimin e gjykates ku thuhet se pushohen hetimet ndaj Tahirit sepse nuk ka lidhje ne asnje aktivitet te paligjshem”, tha Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të flasë. Tahiri ka shfaqur pendesë për heshtjen e tij deri tani dhe tha se zgjodhi të bënte qytetarin jo politikanin

“Janë 6 muaj nga hera e fundit që kam folur për mediat dhe më shumë se një vit nga koha që ka nisur. Kam heshtur në respekt të hetimeve dhe pse i vetmi që ka heshtur jam unë. Nëse do kisha zgjedhur të bëja politikanin nuk do i kisha lënë rrënjë e as dhëmballë të gjithë atyre që kanë folur pa kursyer as ata që kanë hetuar. Unë zgjodha të mos bëja politikanin siç kanë bërë të gjithë ata që kanë qeverisur. kanë vrarë, kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar, gjykuar kurrë por kanë marrë me libër llogarie dhe libër shtëpie, prokuror e gjyqtar, media e gazetarë deri sa kanë dalë pa lagur. Zgjodha të bëj qytetarin e thjeshtë, të mos bëj politikë e të pres hetimet. Për fat të keq i vetmi që kam heshtur jam unë”, tha Tahiri.

Me tej ai shtoi: “Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Me besimin që nuk e kam humbur ende se e vërteta sado vonë do të flasë më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë një viti. Nuk e kam pasur të lehtë, por sot boll”

Tahiri e kishte me te gjithe kur tha se ka pasur: “Bilbila dhe kopila që Tahiri të futej në burg”

“Më vlen më shumë e vërteta ime, këtu në vendin tonë, kur ua do interesi politikane gazetarë analistë çirren studiove, nuk mbahet përgjegjësi për motrën, vëllanë, gruan, djalin vajzën, kunatin baxhanakun. E kujtoni si prokurorët donin arrestimin tim se ka ardhur dosja nga Italia

Basha donte arrestimin tim, opozita bërtiste se isha përfshirë në trafikun, Kryemadhi dhe kryemëdhenjtë e tjerë që ka nga mbara bënte të njëjtën gjë, u bënë bashkë të nënës dhe të njerkës bilbila dhe kopila që Tahiri të futej në burg”

Tahiri tha se ai do të jetë i lirë kur të flasë edhe drejtësia shqiptare pas asaj saj italiane.

“Nuk di nëse do ketë dikush kurajën të thotë se e kam blerë unë ketë vendim, apo Edi Rama ruana zot që të kontrollojnë prokurorinë dhe antimafian italiane

Sado që më kanë baltosur, në gjysmë-letra me lajme të sponsorizuar nga dora e zezë, më kanë bërë gjyqin në çdo ekran, dhe ata që nuk kursyen as vrasjen në bulevard për të mbuluar vjedhjet, unë i falënderoj të gjithë se më kanë bërë një shërbim më të madh që as vetë nuk e besoja, të fitoja të drejtën time edhe atje ku nuk e mendoja.

Provova forcën e miqësisë së atyre që pavarësisht kostove më ndenjën afër pa marrë parasysh pasojat, vura në provë dashurinë e familjes dhe më të dashurve, të njoh veten, njerëzit, politikën dhe drejtësinë”

Shkruar Nga
More from Redaksia

SHBA-të akuzojnë Moskën për shkelje të lirisë së medias

Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi Moskën për shkelje të lirisë së shtypit...
Read More