Ja sekreti shokues i faqes së ‘vrasësve me pagesë shqiptarë’

vrasesitPara pak ditësh, Mapo raportoi e para se një grup hakerash kanë zbuluar në atë që njihet si ‘Dark Web’, një faqe ku bëheshin porosi për një grup vrasësish me pagesë shqiptarë.

Hakerat publikuan online identitetet e atyre që bënin porositë, por edhe të atyre që mirëmbanin faqen.

Grupi shqiptar i vrasësve me pagesë quhej ‘Besa Mafia’.

Por gazeta britanike Mirror ka zbuluar të vërtetën shokuese pas kësaj faqeje.

Sipas gazetës, një grup me ekspertë britanikë ka zbuluar se faqja e vrasjeve me pagesë është thjesht një mashtrim cinik, që synon të zhvasë shuma të mëdha parash nga njerëzit.

Ekspertët britanikë thonë se kanë shpenzuar një vit duke gjurmuar këtë faqe të quajtur ‘Besa Mafia’.

Duket se vetëm një ose dy persona nga Europa Lindore operojnë këtë faqe, duke i joshur njerëzit që të bëjnë pagesa për krime që nuk ndodhin kurrë.

Vetëm vitin e shkuar, ata fituan mbi 50 mijë sterlina me mashtrimet e tyre.

“Doja të ekspozoja legjendën urbane të vrasësve me pagesë në internet,” tha eksperti Chris Monteiro.

“Këto faqe janë thjesht mashtrime për t’u vjedhur paratë e madje ju rrezikoni të arrestoheni,” thotë ai.

Sipas tij, shumë britanikë kanë tentuar të porosisin vrasje përmes kësaj faqe.

“Njëri prej tyre kërkoi të vrasin një burrë, që po kërcënonte gruan dhe vajzën e tij. Ai ishte i dëshpëruar”.

Megjithatë, prindi i terrorizuar nuk kishte para dhe tentoi të paguante duke u dhënë anëtarëve të ‘Besa Mafia’ një Mercedes.

Por ata e refuzuan ofertën.

Shkruar Nga
More from revista mapo

26-vjetori: Mungesat VIP në ditëlindjen e PD

Në ceremoninë e djeshme munguan themelues të partisë, si: Genc Ruli, Eduard...
Read More