Ja si do të jetë moti sot

unnamed

Ditën e sotme, bregdeti dhe zonat e ulëta, sipas sinoptikanëve, do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Edhe dita e diel do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, në pjesën më të madhe të vendit. Përjashtim bëjnë zonat malore, jugore dhe juglindore, të cilat do të jenë me kthjellime dhe vranësira më të shpeshta.

Temperaturat e ajrit mbeten të freskëta gjatë orëve të natës dhe mëngjesit, ndërsa në mesditë pritet që termometri të ngjitet deri në 22 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 27km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sjelljet që mund t’i japin fund lidhjes suaj ende pa filluar mirë

Lidhjet e dashurisë po zgjasin gjithnjë e më pak, e për këtë...
Read More