Ja ushqimet që duhet të hani për Krishtlindje

Festa e Krishtlindjeve është një rast i veçantë që bën bashkë rreth tavolinës të gjithë familjen. Ndaj edhe gratë mundohen që këtë ditë ta kthejnë në magji përmes ushqimit. Ushqimi është pikërisht një nga detajet e rëndësishme të festës.

7-1

Picture 1 of 3

Kjo menu e ushqimeve tradicionale, tipike për ditën e Krishtlindjeve nuk ka se si të mos zërë vendin e vet, në tavolinën dhe festën tuaj.

Mëngjesi i Krishtlindjeve

Niseni ditën me një ushqim ndryshe. Ideali për këtë ditë është salmoni i tymosur që piqet në furrë. Por para se ta fusni në furrë, sigurohuni që ta keni marinuar në lëng limoni. Në tavolinë shoqërohet zakonisht me bukë italiane.

Për drekë, ushqimi i preferuar i Krishtlindjeve është rostoja e mishit, e gatuar paraprakisht dhe lënë në frigorifer. Ajo mund të shoqërohet me përbërës të tjerë si erëzat pikante dhe sallata.

Në vend të rostos mund të përdorni biftekët e tymosur.

Për ti shoqëruar këto, mund të përgatisni një sallatë speciale me perime, qepë dhe copa proshute të pjekura paraprakisht në zgarë.

Në fund të çdo gatimi, ëmbëlsira është ajo që bën diferencën. Ende nuk ka dalë nga shija budingu klasik i Krishtlindjeve që mund të përgatitet sipas metodës së zakonshme të budingut por me përbërës të ndryshëm, varësisht shijeve tuaja.

Copat e frutave në buding janë ato që i shtojnë shijen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bie për 40% numri i migrantëve meksikanë në SHBA

Numri i migrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga...
Read More