Ja vendimi i Gjykatës së Kasacionit të Italisë për dënimin e Agron Xhafajt, çfarë tha ministri më 12 shtator për të vëllain?

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, deputeti Alibeaj dhe këshilltari për çështjet ligjore Gazmend Bardhi publikuan vendimin e formës së prerë të gjykatës italiane për Agron Xhafaj, i dënuar me 7.2 vite burg për trafik droge.

Ndërkohë, Gazmend Bardhi dha detaje konkrete të vendimit nga gjykata italiane për Agron Xhafajn.

“Me vendim më datë 25 Shtator 2012, Gjykata e Kasacionit në Itali është rrëzuar ankimi i shtetasit Agron Xhafaj duke lënë në fuqi dënimin me 7.2 vite burg të dhënë me vendimin e datës 12 Tetor 2008 Gjykata e Shkallës së Parë Lecce, lënë në fuqi me vendimin e Apelit Lecce të datës 25 Janar 2011. Për pasojë, shtetasi Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Nga shqyrtimi i vendimit gjyqësor dhe dosjes, rezulton se Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar midis Europës dhe SHBA të lëndëve narkotike. Marrëveshja mes grupeve kriminale në njërën prej të cilave bënte pjesë edhe Agron Xhafaj, ishte për shkëmbimin fillestar të 50 kg heroinë me 300 kg kokainë. Marrëveshja u ndryshua dhe parashikoi furnizimin me 40 heroinë e paraprirë nga dorëzimi i një kampioni prej 1 kg të të njëjtës sasi për te testuar lidhur me furnizimet e mëvonshme. Në operacionin për zbulimin e trafikut ndërkombëtar të drogës merrte pjesë si i infiltruar një agjent i DEA. Atij iu dorëzua 1 kg heroinë për llogari të grupit kriminal në Itali, e siguroi Agron Xhafaj.

Së dyti është dënuar për drejtimin e një rrjeti shpërndarës të lëndëve narkotike heroinë, kokainë dhe hashash në Bolonja, Itali.

Së treti është dënuar për bashkëpunimin në importimin nga Shqipëria në territorin e shtetit italian dhe transportimin e lëndëve narkotike, ku Agron Xhafaj bënte të mundur tërheqjen direkte të drogës së transportuar nga Shqipëria dhe të fshehur në rrethinat e bregdetit të Salernos.

Së katërti është dënuar për bashkëpunim me persona të tjerë për mbajtje në mënyrë të paligjshme, dhënien dhe marrjen e lëndëve narkotike, ku Agron Xhafaj kishte rolin e shpërndarësve tek blerësit e drogës të llojit heroinë dhe kanabis. Dënimi me 7.2 vite burgim i Agron Xhafajt është i konfirmuar si vendim i formës së prerë”, tha Bardhi.

Vendimi i Gjykatës së Kasacionit të Italisë për dënimin e Agron Xhafajt

KASACIONI 1KASACIONI 2KASACIONI 7KASACIONI 8KASACIONI 9KASACIONI 10KASACIONI 11KASACIONI 13
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Kush është Andrea Nahles, femra e parë në krye të SPD dhe rivalja e Merkel

  GJERMANI– Pas rezultateve më të dobëta në historinë e Partisë Socialdemokrate,...
Read More