Jae-in i gatshëm të takohet me Kim Jong Un

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, ka thënë se ai është i gatshëm të takohet me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, duke tentuar të ulin tensionet pas testimit të suksesshëm të një rakete balistike interkontinentale nga Koreja Veriore.

Gjatë një fjalimi para nisjes së samitit G20, presidenti jugkorean ka propozuar që të bashkohen familjet e ndara gjatë luftës nga dy pjesët e Koresë, të ndalohen veprimet armiqësore në kufirin mes dy vendeve, si dhe të bashkëpunojnë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018 që mbahen në Korenë Jugore.

Koreja Jugore është duke punuar me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera rreth ndëshkimit të Koresë Veriore për testimin e raketes balistike interkontinentale më 4 korrik, e cila ka shkelur rezolutën e OKB-së.

Nuk është bërë e ditur nëse Koreja Veriore do të pranojë propozimin e Moon-it.

Pas testimit të raketës, Kim ka thënë se ai nuk do të negociojë kurrë për programin e armëve bërthamore të Koresë Veriore, derisa SHBA të heqë dorë nga politikat e saj armiqësore ndaj vendit të tij.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rrëzohet helikopteri, vriten 5 anëtarët e ekuipazhit

Raportohet se nga rrëzimi i një helikopteri të Iranit në një platformë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.