Janari, muaji më i keq për lidhje dhe martesë

Janari është muaji më i keq për dashuri, ka konfirmuar hulumtimi i kompanisë britanike Vouchercloud.

Në këtë periudhë prishen më së shumti lidhje dhe martesa, ndërkaq për të gjitha fajtor është stresi i shkaktuar nga festat, problemet financiare, moti depresiv, presioni i familjes dhe dëshira për fillim të ri.

Me gjithë stresin i cili shkakton muaji i parë i vitit, shumica e njerëzve janë gjendur mirë, kurse 48 për qind e tyre tashmë kanë gjetur partnerë të rinj.

Festat krijojnë situata stresuese dhe mund të shkaktojnë grindje dhe stres ndërmjet partnerëve. Në kombinim me depresionin e janarit, nuk është e lehtë të përballohet situata andaj njerëzit vendosin për variantin më të lehtë, – ndarjen.

Janarin e konsiderojnë si rast për fillim të ri të vitit, andaj vendosin të fillojnë vitin me lidhje të re – konstatojnë ekspertët e kompanisë Vouchercloud.

Shkruar Nga
More from Revista User

Franca vendi i parë që filloi t’i regjistroi automjetet

Franca para 124 viteve, konkretisht më 14 gusht të vitit 1893, bëhet...
Read More