Jane Fonda është ‘e turpëruar’, Ajo nuk foli më përpara për Harvey Weinstein

Jane Fonda është shprehur ‘ndihem e turpëruar se nuk reagova më parë”.

Ajo nuk foli më përpara për Harvey Weinstein, megjithëse ishte në dijeni të natyrës së tij dhe rasteve konkrete të ngacmimit.

Prej ditësh në rrethin e aktoreve më të famshme të Hollywood ka patur denoncime publike për ngacmime seksuale të kahershme dhe deri edhe përdhunime nga producenti Harvey Weinstein.

Disa prej aktoreve që e akuzojnë janë Angelina Jolie, Asia Argento, Rose McGowan ,Mira Sorvino, Gwyneth Paltrow, Rosanna Arquette, Zoe Brock, Ambra Battilana Gutierrez, Ashley Judd, Lauren Sivan, Dawn Dunning , Liza Campbell etj.

Madje edhe Brad Pitt u bë protagonist në atë kohë pasi, duke qenë i lidhur me Gwyneth Paltrow, ai e kërcënoi Harvey Weinstein se do të kishte pasoja të mëdha nëse do të guxonte ta përsëriste atë veprim – “Ti nuk do të guxosh ta bësh kurrë më këtë!”

Mbi këtë ngjarje janë prononcuar shumë prej aktoreve dhe aktorëve të famshëm, ku disa shprehen për fakte nga jeta e tyre dhe ngacmimet që kanë patur, disa shprehin indinjatën e tyre më të madhe. Ndër të tjerë, edhe Jane Fonda nuk ka munguar të shprehë indinjatën e saj.
Jane Fonda e dinte për një sjellje të keqe të raportuar të Harvey Weinstein prej një viti – dhe tani aktorja e “Barbarella” thotë se është “e turpëruar” që ajo nuk ka folur përpara për të ekspozuar sjelljen e tij.

Në një intervistë me CNN dhënë Christiane Amanpour, të enjten, Fonda tha se ajo e dinte për Weinstein nga aktorja Rosanna Arquette.

“E kam ditur problemin rreth Harvey rreth një vit më parë, dhe më vjen turp që nuk kam thënë asgjë që atëherë”, tha Fonda për Amanpour. E pyetur se pse nuk reagoi më parë, Fonda tha: “Sepse nuk më ka ndodhur mua dhe kështu nuk e ndjeja se ishte vendi im për të folur”.
Fonda nuk pranoi të ofrojë detaje specifike për atë që i tha Arquette, duke thënë “Unë dua ta lë atë të tregojë për të.”

Fonda gjithashtu tha se ajo nuk ishte ngacmuar nga Weinstein, duke shtuar, “Kam takuar me Harvey vetëm kur isha në moshë të madhe dhe Harvey shkon me të reja, sepse kjo është më e këndshme për të, si edhe ju e dini”.

Aktorja, megjithatë, tha se ajo ishte kërkuar për seks nga një drejtor filmash kur ajo ishte 20 vjeç.

Sipas Fonda, drejtori i tha asaj, “Në film karakteri juaj duhet të ketë një skenë dashurie dhe unë me të vërtetë duhet të di se çfarë lloj sjelljeje keni. Dhe kështu ai donte që unë të fle me të. ”

Burime të pa konfirmuara thonë se bashkëshortja aktuale e 61 vjeçarit Harvey Weinstein, Georgina Chapman, 41 vjeçarja britanike, po e braktis atë, pas gjithë këtyre skandaleve që e përfshinë producentin. Ata kanë dy fëmijë, India, 7, dhe Dashiell, 4 vjeç.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ç’politikë të jashtme ndjek perëndimi?

  Nga Chris Patten * Në ditët tona, Perëndimi mund të përshkruhet...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.

CLOSE
CLOSE