Japoni, Abe fiton zgjedhjet




Manovra e tij politike rezultoi e suksesshme dhe kryeministri japonez Shinzo Abe duket se është fituesi i qartë i zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës.

Ishte ai vetë që i kërkoi zgjedhjet e parakohshme me shpresën të siguronte një mandat më të fuqishëm për reforma e për t’u përballur me krizat në vend, përfshirë rrezikun në rritje nga Peniani.

Mediat japoneze thonë se koalicioni qeverisës i Abes ka marrë dy të tretat e vendeve në Parlament, çka i jep dorë të lirë për të amenduar Kushtetutën pacifiste të pasluftës. Premtimi i parë i tij në vazhdën e triumfit në zgjedhje ishte të merrej me Korenë e Veriut.

“Siç u zotova gjatë fushatës, detyra ime më urgjente është menaxhimi i situatës me Penianin. Për këtë nevojitet një diplomaci e fortë. Bëhet fjalë për një krizë kombëtare e cila nuk pret”, tha Abe.

Ekspertët mendojnë se fitorja e kryeministrit i detyrohet në një farë mase Koresë së Veriut. Vetëm dy muaj më parë, popullariteti i tij kishte marrë të tatëpjetën pas përfshirjes në dy skandale politike, por gjithçka ndryshoi pas dy raketave që vendi komunist lëshoi drejt ishullit të Hokaidos kohët e fundit.

Sondazhet tregojnë se votuesit e konsideruan qeverinë e Abes si zgjedhjen më të sigurtë, ndërsa vendi përballet me shqetësimin bërthamor të fqinjit problematik.

Fitorja në zgjedhjet e parakohshme, me shumë gjasë do t’i sigurojë Abes edhe një mandat tjetër 3-vjeçar, si kreu i koalicionit, duke e bërë atë udhëheqësin japonez që ka shërbyer më gjatë në këtë post./TCH

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Pas operacionit estetik në mjekër, këngëtarja shfaqet për herë të parë në publik

Disa ditë më parë këngëtraja Çiljeta Xhilaga, ka bërë një ndërhyrje në...
Read More