Japonia zgjat edhe për 2 vjet sanksionet ndaj Koresë Veriore

japoni

Japonia ka vendosur që t’i vazhdojë edhe për dy vjet sanksionet e njëanshme ndaj Koresë së Veriut, për shkak të kërcënimit nga raketat bërthamore të veriut, ka thënë qeveria përmes një deklarte.

Vendimi i qeverisë japoneze, vjen pasi nuk është shënuar asnjë përparim për çështjen e rrëmbimit të qytetarëve japonezë nga Koreja e Veriut gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta.

Tokio gjithashtu ka dënuar testet bërthamore te Phenianit dhe një serie të lansimeve të raketave balistike.

“Japonia do të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur te zgjidhja e plotë të çështjeve të rëndësishme si rrëmbimet, raketat dhe testet bërthamore”, ka thënë ministri i Jashëm japonez, Fumio Kishida.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjermania i shet nëndetëse Izraelit – e kontribuon me një pjesë të çmimit

Gjermania jo vetëm shet, por edhe jep mbështetje financiare në marrëveshjen për...
Read More