Jarlath O’Brien, 4 gjëra që shkolla mund t’i huazojë nga ushtria

 

Nga Jarlath O’BrienTES

Nuk bëhet fjalë për përgjigjen e menjëhershme ndaj urdhrave ose mbajtja në rregull me fanatizëm e uniformës. Këto janë tipare te ushtrisë, të cilat shërbejnë për përgatitje në situata të ndryshme rrezuiku. Janë disa tipare të tjetra të jetës ushtarake që kërkojnë vëmendje dhe që mund të mësohen në shkolla.

  1. Ndjenja e përkatësisë

Regjimentët, skuadronët dhe anijet krijojnë një ndjenjë të një shpirti të përbashkët mes anëtarëve të tyre. Kjo zhvillon një ndjenjë që është aq e fortë sa që zgjat gjatë gjithë jetës.

Kur pyeta një mikun tim se si ndjehej që regjimentin e tij po e bashkonin me nje tjetër, ai më tha: “Si do të ndiheshe nëqoftëse shkollën tënde do ta shkrinin në një me shkollën e lagjes tjetër?” Kjo ndjenjë përkatësie dhe përgjegjësie do të ndikojë pozitivisht në jetën e nxënësve dhe studentëve brenda shkollës. Rrjedhimisht kjo atmosferë bën që nxënësit të kenë më shumë konsideratë për të tjerët dhe më shumë respekt për ambjentet e shkollës dhe njerëzit brenda saj. Aktualisht në shkolla punohet për të ndërtuar këtë sens përkatësie. Gjithsesi, po kur vjen puna te ata që ndihen të përjashtuar? A e kanë ata ndjenjën e përkatësisë apo ndihen të margjinalizuar dhe të lënë vetëm? Fokusi duhet të jetë se si t’i bëjmë këta fëmijë të kuptojnë se janë pjesë e shkollës dhe se ai është një vend ku ata mund të kenë sukses.

  1. Praktika e vazhdueshme

Disa gjëra në ushtri kërkojnë praktikë dhe rutinë të fortë për t’i kthyer në procese të automatizuara për ushtarët. Kjo nuk do të thotë se duhet të krijojmë nxënës të automatizuar që nuk mendojnë më. Në fakt përsëritja e vazhdueshme ndihmon nxënësit që të t’i përkushtohen më shumë atyre gjërave që kanë nevojë për më shumë punë.

  1. Aktiviteti fizik

Sporti me gjithë të mirat fizike dhe mendore që i sjell dikujt, është një mënyrë me anë të cilës çdo nxënës mund të përfaqësojë shkollën e tij. Në të njejtën kohë sporti nxit konkurrencën dhe rrënjos në karakterin e nxënësve rëndësinë që ka fitorja me përulësi dhe humbja me nder.

  1. Ndjenja e detyrës

Së fundi, gjëja më e madhe e përbashkët mes personelit të shërbimit në ushtri dhe mësuesve është ndjenja jonë e detyrës publike, dhe sigurisht nuk mund të ketë mësim më të mirë se sa ti mësojmë nxënësve tanë rëndësinë e përkushtimit ndaj të tjerëve.

*Përktheu: Aldo Baxhaku

Shkruar Nga
More from Redaksia

Qendrimi amerikan shokon serbët: Askush nuk mund të vërë veto për ushtrinë e Kosovës

  Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell, tha të mërkurën në...
Read More