Java e Balfin Group: Grupi më i madh i investimeve në Shqipëri zbret në auditorët e UET

Në kuadrin e partneritetit strategjik që Universiteti Europian i Tiranës ka me Balfin Group, u zhvillua “Java e Balfin në UET”, e cila konsiston në leksione të hapura me studentët e UET, ku të ftuar ishin drejtuesit më të lartë të këtij grupi: Drejtoresha e Burimeve Njerëzore e Balfin Group Anjeza Kelmendi dhe Menaxheri i Thesarit Eltjon Koçi, si dhe Drejtor i PR dhe Marketingut Ersi Kasmi.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore Anjeza Kelmendi gjatë lektorimit të saj me studentët e Menaxhim Biznesit në UET u ndal si fillim në një prezantim të shkurtër të Balfin Group duke shpjeguar se si është i ndërtuar nga ana strukturore, rëndësinë që i jepet menaxhimit të burimeve njerëzore që janë pjesë e këtij grupi, si dhe çfarë do të thotë të punosh për Balfin Group.

Gjithashtu znj. Kelmendi u ndal për t’iu shpjeguar studentëve mundësitë për t’u punësuar si dhe cilat janë kriteret e punësimit dhe procedurat dhe mundësitë e punësimeve për internship pranë Balfin Group.

Ndërkohë me studentët e degës së Financës dhe Ekonomiksit në UET, menaxheri i thesarit pranë Balfin Group iu prezantoi studentëve në auditor se cilat mund të jenë rreziqet financiare në një korporatë dhe çfarë rruge e procedurash ndjek një korporatë për mënyrat e kreditimit.

Ashtu si çdo korporatë në botë edhe në Shqipëri po i jepet shumë rëndësi në përbërjen e tyre departamentit të Marrëdhënieve Publike dhe Marketingut, i cili është shumë i nevojshëm për të zgjidhur një krizë në komunikim, Market Research për një shërbim apo produkt, si dhe të gjitha elementet e komunikimit që ky departament mbulon.

Pikërisht për këtë në kuadrin e “Javës së Balfin Group në UET” ishte në një leksion të hapur me studentët e degëve të Marketingut dhe Komunikimit Drejtori i PR dhe Marketingut, z. Eris Kasmi ku u foli studentëve për mënyrën si funksion ky departament pranë Balfin Group.

“Departamenti i Komunikimit në Balfin kujdeset për strategjinë dhe proceset e menaxhimit dhe koordinimit sa më efektiv të të gjitha aspekteve të komunikimit të jashtëm dhe të brendshëm me qëllim krijimin dhe ruajtjen e imazhit të grupit dhe reputacionit në raport me të gjithë aktorët” shtoi Kasmi.

Ndërkohë, z. Kasmi u solli studentëve nga eksperiencat e mëparshme edhe disa case study se si mund të zgjidhet një krizë në komunikim të korporatave dhe institucioneve të ndryshme ku ai ka qenë pjesë.

***

Në kuadrin e këtij partneriteti strategjik, Universiteti Europian i Tiranës dhe Balfin kanë firmosur një Memorandum afatgjatë, i cili konsiston Në një bashkëpunim shumë të gjerë kundrejt afrimit të universitetit me biznesin dhe anasjelltas.

  • Në këtë memorandum u jepet mundësi studentëve të Universiteti Europian të Tiranës për internshipe të ndryshme, me periudhë kohore 3-6 muaj në funksion të nevojave të BALFIN GROUP dhe të degëve të studimit që ofron UET me mundësi punësimi.
  • Organizimit të leksioneve të hapura, prezantimeve në ambientet respektive, të vizitave në ambientet e BALFIN GROUP nga studentët. Gjithashtu, mirëpritet prezenca e stafit të BALFIN GROUP në evente, workshop-e, konferenca , të organizuara nga UET dhe që kane interes për BALFIN GROUP.
  • Përmirësimin e kurrikulave ekzistuese, përshtatjen e silabuseve në pjesë të caktuara, veçanërisht në pjesën aplikative; hartimin e programeve te reja në nivelin Bachelor dhe veçanërisht në ciklin e studimeve Master
  • Angazhimi i doktorantëve me punime doktorale në fusha dhe çështje me interes për BALFIN GROUP, dhe që përputhen me projektet kërkimore të miratuara në UET, ku doktorantëve do t’u lehtësohet realizimi i pjesës empirike nga BALFIN GROUP.
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kurrë të dielën: Inkurajim dhe vigjilencë

Letërkëmbimi Mapo-Danas Nga Zoran Panoviç I dashur Mustafa, Tetor 2013. Në përvjetorin...
Read More