JAY-Z, reperi më i pasur në planet

Reperi amerikan, JAY-Z, udhëheq renditjen e këngëtarëve rep që kanë fituar më shumë në vitin 2018. Lajmi bëhet i ditur nga revista ‘Forbes”, e cila ka publikuar renditjen e saj vjetore.

Me 76.5 milionë dollarë, këngëtari amerikan i shikon të gjithë nga lartësia, falë të ardhurave të arritura nga albumi i tij i fundit, “4:44”, dhe nga turi botëror së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Beyonce.

Në vend të dytë, renditet Diddy, me 64 milionë dollarë të ardhura, të arritura falë investimeve në industrinë e pijeve alkoolike. I fundit në pod, renditet Kendrick Lamar, me 58 milionë dollarë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Qeveria ‘Rama 2’ pa negociata/ Dy emrat që e kanë të sigurt që do marrin ministri

Kryeministri Rama do të shpallë emrat e ministrave dhe strukturën e re...
Read More