Jazz Festival: Gjuhë e shpirt në Ballkan

xhazProfili impresionues i një grupi jazzi që bashkon Kosovën, Spanjën, Francën, Zvicrën, Brazilin…instrumentistë me famë që do të tregojnë në një mbrëmje në Tiranë se si të influencuar nga ritmet latino-amerikane kërkojnë rrënjët e jazzit në Ballkan

Më shumë se një zhanër muzikor, jazz është një pikë takimi; e kulturave, gjuhëve dhe ndjeshmërive nga gjithë vendet e botës.  Mbi këto, mjeshtrit sidomos, nisin kërkimet mbi rrënjët e tyre…Për shqiptarët rasti është instrumenti Gani Jakupi, i cili së bashku me muzikantin me famë, spanjollin Marcelo Mercadante, bandoneon, kontrabasin Jordi Gaspar, Celia Torres Ruiz, çello, Nesim Maxhuni perkursion, po nga Prishtina, marrin pjesë në edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Jazz Albania. Vlerësohet një mbrëmje e rëndësishme prezenca e këtij grupi, të cilët me etnitete të ndryshme sjellin në Tiranë një përvojë evropiane. Së paku, Marcelo Mercedante pranohet se është bandoneonisti më i mirë në Spanjë dhe mjaft të tjerë e konsiderojnë ndër instrumentistët më të mirë në botë.

I njohur është edhe perkursionisti nga Prishtina, Maxhuni  vlerësohet si një nga instrumentistët më të mirë në Ballkan, sidomos në zhanrin jazz dhe hip-hop.

Pavarësisht influencave ku jazz lëviz shpirtërisht artistët, grupimi është modeli se si sjelljet kulturore bashkojnë kulturat. Nisur nga një përvojë personale, një prej tyre, instrumentisti shqiptar, Jakupi është shprehur për këtë se: “Bashkëpunimi me ta sjell edhe influencat e tyre, por jo të ndikuar nga folklori spanjoll. Së pari, unë i shkruaj të gjitha (kompozime dhe aranzhime), dhe jam shumë më tepër i influencuar nga muzika latino-amerikane (afro-kubane, argjentinase apo braziliane). Natyrisht, muzikantët i japin formë ngjyrës, të përcaktuar gjatë interpretimit (dhe në pjesën ku luajnë solo). Marcelo sjell më tepër influencë argjentinase, ose, si në Exiles, rreth minutit të 7 mundesh me e ndëgjue nji interlude ku diskursi i tij asht gati se brazilian. Jordi asht njohës i mirë i muzikës mediterane por edhe i asaj orientale. Ndërsa qëllimi im asht fuzionimi i rranjëve të mia ballkanike me influencat latino-amerikane”

Gani Jakupi, lindur në Kosovë, filloi karrierën e tij artistike me vizatime në moshë të re. Në fund të 70 ai vendoset në Paris dhe publikon vizatimet e tij në revistën komik. Ajo udhëton nëpër Evropë, por të vendosur përfundimisht në Paris, ku ai fillon një bashkëpunim me piktorin Hugues Labiano. Tre vëllimet e serisë “Matador”, me skenar të Jakobit, dhe vizatimet Labiano janë botuar në periudhën 1991-1994 nga botimet Glenat. Pas kësaj, Jakupi jeton në Barcelonë dhe punon me ilustrime, vizatime, përkthim dhe gazetari. Pasi ka publikuar disa tregime të shkurtra, ai shkroi “Dia De Gracia” (SIMS, 2001), “Un paréntesis en el Silencio” për një dokumentar të shkurtër artistik. Në vitin 2005, ai bëri një koleksion të librave – disqe për një botues nga Barcelona, ku tregon për personalitetet e harruara të jazzit dhe muzikës popullore: Tete Montoliu (2005), Pete Seeger (2006), Vinicius de Moraes (2006) dhe Benny Moret (2007).

Paralelisht me botimet ai zhvillon talentin e tij në muzikën jazz dhe ai publikon “Aldea” albumin me grupin e tij Gani Jakupi Connections. Lidhja bashkon 17 muzikantë nga vende dhe kultura të ndryshme: Kosovë, Spanjë, Francë, Zvicër, Argjentinë, Uruguai, Venezuelë, Brazil, Moldavi etj.  Në CD e tij të parë, Jakupi harton, aranzhon, bën prodhimin e të gjitha materialeve muzikore, por për projekt të ri ai do të marrë kitarën dhe vjen albumi “Kismet” (2014).

4 ditë Fest-Jazz në Tiranë

Grupe muzikore të ardhura nga Austria, Turqia, Izraeli, Holanda, Zvicra, Shqipëria etj. do të jenë pjesë e edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar Jazz Albania. Duke nisur nga dita e martë, më 19 korrik, deri më 22 korrik festivali i jazzit do të mbahet te Resorti Stela në orën 20:00. Risi e edicionit të pestë të këtij festivali janë kompozimet origjinale, pohon drejtori artistik i festivalit Genti Rushi. “Ka një larmi personalitetesh muzikore. Stili është po ai jazz, por ka si të thuash një martesë stilesh, një larmi që eksperimenton me stilet word muzik, muzikë etnike dhe klasike. Janë të gjitha stilet e muzikës moderne. Pra do të jetë një festival që edhe në pikëpamje muzikore është gjithëpërfshirës”, u shpreh Genti Rushi.  Menaxheri i festivalit, Valter Xoxa, u shpreh për mediat se ky është një event artistik i rëndësishëm për kryeqytetin, i mbështetur edhe nga kryebashkiaku Erjon Veliaj. Në edicionin e pestë të Festivalit Jazz Albania do të ketë kompozime të tilla si ato që luhen nga përfaqësuesit e festivalit Tommaso Troncon Quintet. Bashkë me grupin Shalosh që vjen nga Izraeli në festival do të performojnë grupi i Gani Jakupit me artistë spanjollë, trioja turke Mavi Jol, një trio e njohur zvicerane dhe Andi Kongo nga Shqipëria. Merr pjesë edhe artistja e njohur Irmie Vesselsky, që do të përfaqësojë Austrinë në festivalin e Jazzit. Ajo do të performojë një kombinim midis jazzit dhe muzikës klasike. Edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar Jazz Albania që shfaqet falas për publikun. Edicioni i 5-të i Festivalit do të shkojë edhe në Shkodër, Fier e Sarandë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Jepini popullit Presidentin e tij!

Nga Ervis Iljazaj* Institucioni i Presidentit në Republikën e Shqipërisë ka patur...
Read More