Jemen, numri i të vdekurve nga kolera mbi 1.000

kolere

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka konfirmuar se numri i personave që kanë humbur jetën nga kolera ka shkuar në 1.054, raporton Anadolu Agency (AA).

OBSH e ka bërë këtë deklaratë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e kolerës nga 27 prilli deri më tani në disa rajone si rrjedhojë e epidemisë, ka shkuar në 1.054.

Në deklaratë thuhet se në vend janë konstatuar më shumë se 151 mijë të dyshuar me këtë epidemi.

Si pasojë e konflikteve të armatosura në vend prej 2 vitesh, rreth 3 milionë njerëz janë të privuar nga uji i pastër i pijshëm dhe si rrjedhojë e mos mbledhjes së mbeturinave prej kohësh epidemia e kolerës është përhapur masivisht.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çekia ndalon pirjen e duhanit

Çekia ka vendosur ndalimin e pirjes së duhanit në bare, restorante dhe...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.