Jennifer Lopez dhe Drake konfirmojnë lidhjen, reagon Rihanna

1482920674jlo-drake

Jennifer Lopez dhe Drake në prag të ndërrimit të viteve kanë konfirmuar lidhjen e tyre, duke publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqen të përqafuar. Thashethemet për marrëdhënien e tyre kishin filluar më herët gjatë këtij muaji, kur Drake mori pjesë në dy koncerte të Jennifer Lopez.

Në foton e publikuar se fundmi, 47-vjeçarja J-Lo dhe 30-vjeçari Drake duken shumë të dashuruar dhe të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Por pas publikimit të fotos ka patur mjaft reagime, e një prej tyre ka ardhur edhe nga Rihanna, e cila ka patur një romancë me Drake.

Pas kësaj, Rihanna ka vendosur të mos e ndjekë më në Instagram J-Lo.

Për disa vite dy këngëtaret kanë qenë mike të ngushta, por me sa duket kjo situatë i ka prishur raportet mes tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

3 shenja se jeni person i veçantë

“Duke u bërë atë që jeni, sillni në botë atë që më...
Read More