Jep dorëheqjen ministri holandez i Drejtësisë

ard-van-der-steur-1

Ministri holandez i Drejtësisë, Ard van der Steur dha dorëheqjen dje në mbrëmje pas pretendimeve se nuk i kishte thënë të vërtetën parlamentit vetëm disa javë para se vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.

Ministri konservator është akuzuar se ministria e tij ka gënjyer në lidhje me një marrëveshje që ka bërë prokuroria me një kriminel të cilit i janë dhënë 2 milionë euro Cash.

Skandali ka shpërthyer më shumë se një vit më parë, por publikimet e reja nga një stacion televiziv pretendojnë se Van der Steur i ka fshehur parlamentit, që prej vitit 2015 një marrëveshje ndërmjet autoriteteve gjyqësore në Amsterdam dhe një shpërndarësi droge.

Van der Steur ka hedhur poshtë ato që ai i quan “akuza të pabaza”, por pranoi humbjen dje, pasi u sulmua gjerësisht nga pothuajse çdo parti në parlament.

Largimi i tij konsiderohet si një goditje për qeverinë e kryeministrit Mark Rutte, shkruan “BBC”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Suksesi i filmit “Home” përmendet në Këshillin e Sigurimit

Në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajtur më 27...
Read More