Jep dorëheqjen pas 8 vitesh, kryeministri Matteo Renzi



download

Pas dorëheqjes së bujshme të kryeministrit italian, Matteo Renzi pas humbjes në referendum, një tjetër kryeministër ka dhënë dorëheqjen. John Key ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Zelandës së Re, pas tetë vitesh.

“Vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë” ka thënë Key.

Zëvendëskryeministri Bill English ka të ngjarë të marrë përsipër drejtimin e vendit deri sa Partia Kombëtare të mbledh grupin parlamentar për të zgjedhur një kryeministër të ri.

John Key bëri njoftimin gjatë konferencës së tij të përjavshme për shtyp, duke përmendur arsyet familjare për vendimin e papritur. Ai ka vendosur 12 dhjetorin si datë për dorëheqjen e tij formale.

Ai tha se puna e tij kërkonte sakrifica të mëdha dhe se fëmijët e tij kishin më shumë nevojë për të.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Mediat e huaja: Pak votues, të etur për zgjedhje të lira

Situata politike në Shqipëri dhe zgjedhjet e 25 qershorit kanë tërhequr vëmendjen...
Read More