Jep dorëheqjen punonjësi më i paguar i administratës në Australi, me 4.3 mln $

ahmed-fahour

Punonjësi më i paguar i administratës qeveritare të Australisë ka dhënë të enjten dorëheqjen, pas publikimit të fitimit të tij prej 5.6 milion dollarë australianë vitin e kaluar, çka tërboi publikun dhe hapi trazira për qeverinë.

Kreu u shërbimit postar shtetëror të Australisë, Ahmed Fahour dha dorëheqjen në të njëjtën ditë kur agjencia shtetërore deklaroi fitime gjashtë-mujore prej 131 milionë dollarë, nga rreth 16 milionë që grupi kishte fituar në të njëjtën periudhë një vit më parë. Ish-bankieri i lindur në Liban tha se po largohej nga posti, edhe pse e kishte transformuar agjencinë në një grup tregtar të suksesshëm gjatë viteve të drejtimit të tij.

“Ky ishte një vendim i vështirë për mua dhe familjen time por mendoj se është koha e duhur”, tha Fahour duke shtuar se nuk po tërhiqej prej zemërimit të publikut por për fundin e projektit të tij në institucion.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tragjedi në Pogradec, gruaja vret burrin më pas edhe veten

Një krim i rëndë ka ndodhur rreth orës 00:10, ku policia është...
Read More