Jeta e Lopez para se të behej e famshme: Nuk ka qenë e lehtë…

Jennifer Lopez arrives at the MTV Video Music Awards at The Forum on Sunday, Aug. 24, 2014, in Inglewood, Calif. (Photo by Jordan Strauss/Invision/AP)

Ashtu si shumë të famshëm te tjerë edhe për Jennifer Lopez, nuk ka qenë e lehtë rruga për të arritur suksesin.

Gjatë një interviste të dhënë së fundi për NBC, diva e skenave botërore ka folur për kohën para se të bëhej e famshëm, si dhe jetën që bënte dikur.

“E mbaj në mend që haja vetëm një pjesë nga një picë gjatë gjithë ditës, kur isha balerinë. Kështu jetoja. Kam bërë këtë për disa vite, derisa u sistemova në një punë “ ka treguar 47 vjeçarja.

Megjithatë ajo vlerëson çdo sakrificë.

“Nuk do ta ndërroja për asgjë. Për mua, që jam realizuar me sakrificë, është një ëndërr e kthyer në realitet. Nuk e them këtë lehtësisht” ka thënë Lopez.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vullkani europian “Campi Flegrei” në “Fazën KRITIKE”, kërcënon 360 mijë jetë

“Super Volcano” është në një fazë kritike dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar se...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.