‘Jetën e kam nga Ilir Meta’, ish-drejtori i Policisë tregon atentatin: Për pak u bëra ‘dhjam për qen’

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mithat Havari, duke iu referuar vrasjes së Artan Cukut , tha se kjo është një shuplakë për qeverinë dhe politikën, që flakin në rrugë drejtuesit e lartë të Policisë.

Sipas tij në momentet që shkarkohen, komisarët si Cuku, apo dhe ai vetë janë lehtësisht të kërcënuar nga krimi, u shpreh Havari në një bisedë me gazetaren e ”Fax News”, Armela Ferko.

Ai i është referuar një atentati që i kishte shpëtuar, pak kohë pasi kishte qenë në krye të Policisë së Beratit. Havari tregoi se jetën e kishte nga Ilir Meta, i cili e kishte ftuar në një protestë, dhe nuk gjendej në zyrë në momentet kur kishin shkuar kriminelët.

‘’Kur je i braktisur në rrugë kriminelët të gjejnë të dobët dhe kryejnë aktin.

Vite të shkuara kur unë kisha punuar në Berat, Policia vrau një nga kriminelët më të rrezikshëm, sepse është luftë, ose të vret ose vritesh.

Plumbi i shtetit është më i fortë pasi është i mbështetur me ligj. Një nga kriminelët më të rrezikshëm, Kastriot Jaupi, që iu vra vëllai, organizuan një atentat për të më ekzekutuar. E kam lexuar me sytë e mi letrën ku thoshte se ‘’nuk vdes pa vrarë Mithat Havarin’’.

Unë isha drejtor i Policisë së ndërtimit, e kam jetën nga Ilir Meta, që më thirri të mbështesja Policinë në një protestë. Ata shkuan në zyrën time, ndërkohë që unë nuk isha aty. Aty unë e pashë keq, bëra thirrje publike që shteti të më mbronte.

Jeta është shumë e shtrenjtë, dhe do ikja për dhjam qen siç thotë populli, se vijnë dy minuta ngushëllojnë familjarët dhe më pas harrohesh.

Për tre muaj me rradhë unë u mora në mbrojtje nga ana e Policisë dhe nga ana e SHISH, ndërkohë që krimineli iku në Spanjë dhe më pas u arrestua për krime të tjera”, u shpreh Havari në ”Fax News”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vizat, Rama: Refuzoj politikat që tregojnë me gisht shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, pas takimit që zhvilloi me homologët e tij të...
Read More