Jo çdo pije ua shuan etjen e verës: Ja disa rekomandime

Etja e verës është një problem më vete, por jo çdo pije ju ndihmon për ta shuar atë. Ekzistojnë disa pije që ju vijnë në ndihmë të shuani etjen e vapës, raporton Vizion Plus.

Uji është përbërësi kryesor që është gjithmonë i nevojshëm për trupin tonë, por dhe që përmban pak kalori. Përpiquni që çajin apo lëngjet e frutave t’i përgatisni vetë në shtëpi, pasi ata industriale janë shumë të ëmbëlsuar.

Gjithashtu më poshtë do të lexoni mbi disa pije që ju ndihmojnë për të mbajtur trupin në formë;

Uji është gjithmonë zgjedhja më e mirë e të gjitha stinëve, ka më pak kalori dhe shuan etjen. Mund të jetë natyrale, ose lehtësisht i gazuar, sipas shijeve tona. Për më tepër ndihmon dhe të dobësoheni.

Çaj i ftohtë

Përgatiteni në shtëpi për të shmangur sheqerin e tepërt. Mjafton të zieni bustinat në ujë, lëreni të ftohet dhe mos i shtoni sheqer. Ruajeni në frigorifer.

Lëngjet e frutave

Njësoj si për çajin, përgatitini në shtëpi pijet me fruta pasi ato industriale janë shumë të ëmbëlsuara. Qofshin smoothie, apo lëngje të shtrydhura apo ekstrakte frutash.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Sezoni: Përfitimet nga frutat dhe perimet e gushtit

Pothuajse të gjithë frutat dhe perimet e kësaj stine kanë përmbajtje shumë...
Read More