Johnson: Kina të bëjë presion mbi Korenë e Veriut

Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, tha se prova raketore e Koresë së Veriut ishte “e pamatur” dhe “e paligjshme”.

Phenjani ka kryer të martën testin e radhës me raketë balistike ndërkontinentale.

Duke folur për BBC-në, Johnson tha se është e rëndësishme që bota të ngrihet së bashku kundër veprimeve të Phenjanit.

“Ajo çfarë po bëjnë verikoreanët është e pamatur, e pambrojtur, në kundërshtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara”, tha Johnson.

“Është e rëndësishme që vendi me lidhjen më të drejtpërdrejtë ekonomike me Korenë e Veriut – Kina – të bëjë presion”, shtoi Johnson.

Komentet e tij vijnë disa orë pasi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, tha se SHBA do të përdorë “forcë të konsiderueshme ushtarake” në Korenë e Veriut, nëse “i duhet”.

Duke folur në Këshill të Sigurimit, Haley tha se testi paraqet “përshkallëzim ushtarak” dhe po ashtu kërcënoi me kufizime tregtare.

Rusia, në anën tjetër, e dënoi veprimin e Koresë së Veriut, por tha se kundërshton sanksionet e reja ose përdorimin e forcës kundër Phenjanit.

Lëshimi i raketës të martën është i fundit në një seri testesh që ka kryer Koreja e Veriut.

Ekspertët besojnë se arma e Koresë Veriore mund të arrijë Alaskën, por nuk besojnë se Veriu ka kapacitet që të bartë koka bërthamore në distancë të largët.

Shkruar Nga
More from Revista User

FBI nxjerr të pafajshme Klinton për emaile-t private, reagon Trump…

Pasi Byroja Federale e Hetimit shfajësoi për të dytën herë rivalen e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.