Jolie dhe Pitt arrijnë marrëveshje rreth fëmijëve, shkurorëzimi pritet të finalizohet së shpejti

Shkurorëzimi i Angelina Jolie dhe Brad Pitt pritet të finalizohet brenda disa javësh, pasi ish-çifti i famshëm ka arritur marrëveshje për kushtet e ndarjes.

Aktorët hollivudianë kanë vendosur që t’i rregullojnë raportet mes tyre për nder të fëmijëve që duhet t’i rritin bashkë.

Edhe Angelina edhe Brad ka vazhduar me jetët e tyre që nga ndarja, ndërkohë që procesi i divorcit u ka marrë shumë kohë për shkak të mospajtueshmërive.

“Tashmë është arritur marrëveshja për kushtet e shkurorëzimit. Ato janë duke u finalizuar nga ekipet ligjore të të dyja palëve, por do të nënshkruhen brenda disa javësh”.

“Është një kthim i madh që nga përfundimi i martesës, sidomos kur kihen parasysh deklaratat që Angelina i kishte bërë ndaj Bradit, mirëpo ata tash i kanë rregulluar raportet”.

“Të dy kanë vendosur se është shumë e rëndësishme për fëmijët e tyre që ata të kenë raporte të mira”, ka thënë një burim për The Sun on Sunday.

Problemet në arritjen e marrëveshjes për shkurorëzim kanë zgjatur me muaj të tërë për shkak të qasjes së Pitt në lidhje me fëmijët. Ai ka kërkuar që t’i shohë më shpesh fëmijët dhe tash është arritur marrëveshje për këtë gjë.

Brad dhe Angelina janë prindër të Maddox (16 vjeç), Zahara (13 vjeçe), Pax (14 vjeç), Shiloh (11 vjeç), dhe binjakët nëntëvjeçarë, Knox dhe Vivienne.

Shkruar Nga
More from Revista User

Klaudia Pepa në Tiranë, ndez rrjetin me skenat në ashensor

Balerina e njohur Shqiptare, është kthyer në kryeqytet për të kaluar disa...
Read More