Ju kujtohen Teletubbies? Këta janë aktorët që fshihen pas kostumeve të Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po

Shumë familje nuk munden ta fillojnë ditën pa të famshmit Teletubbies, një emision për fëmijë, që lirisht mund të thuhet se është njëri nga më të shikuarit e të gjitha kohërave.

Disa i kanë shikuar nga kureshtja, derisa disa tjerë janë frikësuar prej tyre. Por po ta kishin ditur fëmijët se Teletubbies-at simpatik i luajnë këta aktorë do të mbeteshin pa fjalë

Teletubbies i cili seritë e parë i filloi në vitin 1997 dhe këtë sukses e vazhdoi deri në vitin 2001, njihej për skena shumëngjyrëshe, dizajnin unik dhe një dialog me gjeste që përbëhej nga karakterët Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po.

Rolin e Teletubbies më të madh ngjyrë vjollcë, Tinky Winky, e ka luajtur aktori Simon Shelton. Ndërkaq rolin e Dipsy me ngjyrë të gjelbër i njohur për paraqitjet me një kapelë unike, e ka luajtur aktori John Simmit.

Por brenda kostumit të verdhë të Laa-Laa është fshehur aktorja dhe valltarja Nikky Smedley. Dhe rolin e më të voglit nga Teletubbies, Po, me kostum të kuq e ka luajtur aktorja Piu Fan Lee.

Shkruar Nga
More from Revista User

Enca: Ëndërroja që një ditë të bëhesha e para në Evropë dhe ia dola

Enca Haxhia është një prej artisteve më të komentuara shqiptare. [ngg_images source="galleries"...
Read More