“Ju rrëfej bisedën me ambasadorin Lu për dajën e Fiqirete Shehut, agjent i CIA”



|hardcopy|2007/12/08 15:44:32 Shefqet cakiqi ACER-59DE6FF88DVeteranë nga Berati, Mallakastra dhe Tepelena u mblodhën në Përmet për të përkujtuar Kongresin e Përmetit, raporton News 24.

Bashkë me veteranët u bashkuan banorë të zonës, që mbanin në duar fotografitë e Enver Hoxhës dhe parulla “Rroftë PPSH”.

Por në këtë ditë kur veteranët përkujtojnë diktatorin, gazeta Panorama sjell një rrëfim tronditës.

Adrian Qeleshniku ia ka bërë këtë rrëfim ambasadorit amerikan, Donald Lu, teksa prisnin të udhëtonin drejt Italisë.

Qeleshniku thotë se ambasadori nuk kaloi në zonën VIP, por po priste si të tjerët.

Atëherë Qeleshniku i afrohet dhe i rrëfen historinë e tij.

Sipas Panoramës, babai i Qeleshnikut ka qenë daja i Fiqirete Shehut, bashkëshortes së ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu.

Por ai u dënua në vitin 1946 si agjent amerikan i spiunazhit.

Me akuzën se është agjent i CIA-s, profesori i shkollës teknike amerikane në Tiranë u dënua me dhjetë vjet burg.

“Kështu, pas burgosjes së babait, filluan peripecitë. Mamaja në moshë 32 vjeç, si dhe shumë gra të tjera me burrat e burgosur, përfundoi punëtore krahu, transportonte llaç ose tulla me tezgë, për të siguruar jetën për fëmijët e saj. Në vitin 1950, kur punonte në një kantier, në periferi të Tiranës, kishte vendosur në një gardh me tela me gjemba trastën e saj, me të cilën kishte një copë bukë, një kokërr domate dhe pak djathë. Në vaktin e drekës, vajti të merrte bukën për të ngrënë, por një hark i fortë elektrik ia dogji dhe ia shkrumboi krejt dorën. Mamaja ra pa ndjenja, thuajse e vdekur. Shkaku ishte se diku më tutje, mbi telat e gardhit kishte rënë një tel i linjës së tensionit të lartë. Në spital ia prenë dorën deri te bërryli, por meqë krahu po gangrenizohej, asaj ia prenë deri lart në sqetull. Mbas një apo dy vjetësh, miq që familjes i thanë të bënte kërkesë për një farë pensioni. Kur mamaja u paraqit para komisionit mjekoligjor komunist, i kryesuar nga Fejzi Hoxha, i thanë se nuk i takonte pension: Ti mund të shkosh të shesësh cigare me dorën tjetër”.

“Më vonë, në vend të pensionit që kërkuam, na nxorën edhe nga shtëpia dhe na çuan në një rrangallë. Ishim katër familje me një banjë të vetme, që ishte një qenef i ndyrë. Kurse në shtëpinë tonë u fut një komunist. Në këto rrethana të vështira, na u gjendën në ndihmë vëllezërit e mamasë”.

Më pas Qeleshniku i rrëfeu ambasadorit amerikan edhe vështirësitë në ushtri.

“Kur u lirova nga ushtria, në mënyrë të papritur, për çudi, më del e drejta për të studiuar për inxhinieri, pa bërë asnjë lloj kërkese. Sigurisht që e kuptova se ishte dora e Fiqirete Shehut”.

Në klasë ai kishte edhe djalin e Mehmet Shehut, Vladimirin.

Adriani mësoi shumë pasi ishte i etur për dijen.

Në vitin e katërt e përjashtojnë nga Inxhinieria me pretendimin se vendi nuk ka nevojë për inxhinierë.

Qereshniku thotë se më i eturi për të bërë keq ishte Agron Aranatasi, që tani është bërë demokrat i flaktë.

Në korrik të vitit 1990, Adrian Qereshniku hyri në ambasadën italiane, duke kërkuar strehim politik.

Me ndërhyrjen e ambasadës, ai u transferua në Restico të Brindizit.

“Mbas Restincos u transferova me dy djemtë e mi në Milano, të tre me statusin e refugjatit politik. Fillova punë në Monza, në garat e Formula Uno, me telemetrinë në skuadrën Ferrari. Pa kaluar as dy javë nga intervista që dhashë në Rai 2, më vjen lajmi se në Tiranë, një makinë kishte hipur mbi trotuar dhe kishte goditur gruan time me djalin e vogël që mbante në krah, diku afër Stacionit të Trenit. Makina u zmbraps nga trotuari dhe u largua me shpejtësi, pa u identifikuar se kush ishte. Të dy, nënë e bir të gjakosur u dërguan urgjent në spital, gruaja me barkun e çarë dhe zorrët jashtë, kurse djali me dëmtime në kokë”.

Qereshniku thotë se ky nuk ishte aksident, por një atentat ndaj familjes së tij.

E shoqja dhe djali mbërritën në Itali për kurim.

“Kjo ka qenë periudha më e errët e jetës sime,” shton ai.

Në vitin 1994 ai nis punë në Mediaset dhe punon deri në moshën 71-vjeçare.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Afatet e reformës: Ja çfarë ndodh në shtator dhe kur nis kontrolli i gjykatësve

Brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi të ndryshimeve kushtetuese Presidenti duhet...
Read More