Jul Deda tregon marrëdhëniet me Bashën, çfarë thotë për kritikat në FB

Aktori Julian Deda njihet tashme për qendrimet e hapura, shumë herë edhe kritik direkt i kryedemokratit Lulzim Basha.

Aktori i humorit, Jul Deda është një ndër anëtarët e Partisë Demokratike, në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ne “Ora News”, ai ka treguar se si i ka marrëdhëniet me kryetarin e partisë, Lulzim Basha.

“Marrëdhënie institucionale besoj. Se unë jam anëtar i partisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar. Për statuset e fundit në Facebook, nuk më ka bërë vërejtje drejpërdrejtë por më kanë thënë të tjerë pse i bëj. Unë i them disa gjëra se duhen thënë. Ndonjëherë kur i sheh disa gabime te vetja, të bën dhe më të besueshëm dhe tek të tjerët. Unë kam këndvështrim tjetër për opozitën. E shoh më aggresive, më konservatore,” – u shpreh ai.

Juli shtoi se opozita duhet ta shfrytëzojë faktin që ka shumë skandale dhe duhet të jetë sa më pranë njerëzve në nevojë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Befasi nga Rita Ora, çfarë po sjell për fansat

Ajo ka përfunduar angazhimet e saj në ‘America's Next Top Model’. Ndërsa,...
Read More