Juli Krisafi edhe këngëtare??!!

 

Dikur e shihnim vazhdimisht në studion e lajmeve në rolin e spikeres, ndërsa tani na shoqëron çdo ditë me emisionin “Pasdite në Top Channel”. Bëhet fjalë për gazetaren Juli Krisafi për të cilën dimë vetëm aq sa na lejon të kuptojmë petku i kostumit të spikeres apo profesionalizmi i moderimit të një emisioni.

Por Juli ka një pasion të cilin duket se nuk e ka ndjekur deri në fund, këngën. Gazetarja ka qenë pjesë e kompeticionit “Ethet e së Premtes” të mbajtur disa vite më parë.

Në llogarinë personale të spikeres në “Instagram” gjejmë foto të asaj periudhe ku ajo shfaqet me mikrofon në dorë duke kënduar.

Nuk e dimë nëse juria e atij spektakli e lejoi moderatoren “të vijë në Tiranë” por edhe zgjedhja për të qenë pjesë e botës së informacionit nuk ka rezultuar një alternativë e gabuar.

Përsa i përket jetës personale, prezantuesja është nënë e një djali, i cili duket se është shoku i saj më i mirë dhe se e shoqëron atë në çdo udhëtim.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

E keqja që është mbrujtur në universitetet publike

  Nga Ndriçim Kulla E para, pa asnjë mëdyshje se qeveria ka...
Read More
CLOSE
CLOSE