Juli Krisafi, moderatorja e re e “Pasdite në Top Channel”

Juli Krisafi, spikerja e edicioneve qëndrore prej disa vitesh në “Top Channel”, do të jetë moderatorja e re e “Pasdite në Top Channel”.

Burime nga vetë media bëjnë me dije se Juli Krisafi, përveç prezantimit, do të jetë dhe bashkëautore e këtij programi.

Largimi i Jonida Shehut nga emisioni që drejtonte prej 1 viti, “Pasdite në Top Channel”, u bë lajmi i pasdites së sotme.

Sipas Shehut, ishte ajo vetë që vendosi të largohej nga “Pasdite në Top Channel”.

Kjo deklaratë pasoi një tjetër, të drejtuesve të televizionit. Sipas tyre, Jonida Shehu u hoq nga puna për jo profesionalizëm.

Por ajo çka ende nuk u bë e ditur ishte kush do ta zëvëndësonte Jonidën këtë sezon. E pikërisht “Top Channel” zbuloi se, Juli Krisafi do të marrë drejtimin e “Pasdites”.

Spikerja e edicioneve qëndrore prej disa vitesh në “Top Channel”, përveç prezantimit, do të jetë dhe bashkëautore e këtij programi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Paradë yjesh në Fashion Week të Dolce & Gabbana

Në pasarelën e Milanos gjatë Fashion Week të Dolce & Gabbana, shkëlqyen...
Read More