Julian Deda: Tri gratë e jetës së një burri

A keni dëgjuar  që i njëjti vit të të përcaktojë dashurinë e  parë edhe të fundit? Kjo i ka ndodhur aktorit Julian Deda . Dhe jo vetëm që dashurinë e parë e të fundit e ka përjetuar më 1998 –ën, por edhe në të njëjtin muaj e datë.

Dashuria e parë mund të jetë edhe e fundit, mirë po gruaja e dashur mund të mos jetë vetëm një. Në jetën e një burri është i pashmangshëm trekëndëshi i plotësisë me emrin grua…Zbulojeni cilat janë më të rëndësishmet në jetën e Julit! 

E mbani mend dashurinë e parë? Kur ka ndodhur? Ku është ajo?

Po, patjetër. Në Shkodër, në korrik të 1998-ës.

Po të fundit, apo e para është edhe e fundit?

Në Shkodër, në korrik të 1998-ës. Hahaha!

Çfarë kanë biondet që brunet s’e kanë?

Unë nuk i shoh asnjëherë femrat nga ngjyra e flokëve. Por meqë duhet t’i përgjigjem pyetjes, po them se biondet kanë flokë te verdha, që brunet nuk mund t’i kenë kurrë.

Kur dëgjoni është ‘një grua e mirë’ çfarë u vjen në mend? Një grua, e kuruar apo e duruar?

Të dyja bashkë.

Ç’do të thotë për një burrë “dashuria kalon nga stomaku?

Do të thotë se burri do shëndoshet shumë. Hahaha!

Martesa, zgjedhje apo zgjidhje?

Zgjedhje.

Tradhtia, pashmangshmëri e natyrshme apo devijim i paparashikueshëm?

Dobësi.

Divorci, stacion apo ndërprerje e dhimbshme?

Fatkeqësi. Sidomos kur janë fëmijët në mes. Megjithatë, nëse nuk shtyhet më duhet bërë.

Kur dëgjoni fjalën ‘grua’, cili është asosacioni i parë: Ajo apo Nëna?

Në fillim është nëna, pastaj kur martohesh i shtohet bashkëshortja dhe kur plakesh i shtohet edhe bija.

Sikur gruaja të ishte një këngë, cila do të ishte?

Do të ishte një simfoni e bukur.

Dhurata e fundit që keni bërë për një grua…

Veshje.

Aventura, ka emrin grua apo shkon përtej saj?

Gratë janë shpirti i aventurës.

Kur i thoni një gruaje që e doni?

3748 herë në ditë.

Emma Bovary, heroinë apo viktimë? (Flober shkroi në hyrje të romanit të vet: ‘Zonja Bovari jam unë”. A je ti një ‘zonja Bovari?’)

Viktimën nga heroina e ndan një fije e hollë. Por mua nuk me pëlqen ta quaj viktimë, prandaj po them heroinë.

Lady Macbeth, fatalitet apo shans në jetën e një burri? Ose e thënë ndryshe, Lady Macbeth ose gruaja që të shtyn drejt pushtetit apo suksesit absolut, çfarë i bën një burri?

Gruaja që shtyn drejt një suksesi është gjithmonë fantastike. Nëse e “tepron” duke të të shtyrë drejt pushtetit absolut, këtu kemi të bëjmë me gra që nuk njohin limite. Gjithsesi dua ta shoh si një shans.

Po t’ju ndodhte të binit në dashuri me një prostitutë, do të vepronit si Richard Gere tek “Pretty Woman”? A do të braktisnit një biznes, karrierën, një betejë për një dashuri?

Nëse bie në dashuri, verbohesh. i bën të gjitha.

Më mirë një shef apo një shefe?

Një shef.

Bota ndryshohet para apo pas martese? Po një burrë?

Varet. Për mua, bota ndryshon vetëm para ose pas ndryshimeve epokale. Martesa nuk është gogol.

Çfarë konsideroni seksi te një grua?

Varet. Nganjëherë trupin, nganjëherë mendjen, nganjëherë sjelljen. Varet cila është arma e saj kryesore në këtë drejtim.

Nëse do t’i bënit një gruaje një pyetje të vetme, cila do të ishte?

Sa vjeç je? Hahaha!

Mendoni se gratë bëjnë shumë pyetje?

Bëjnë, por sasia e pyetjeve nuk më shqetësojnë. Më bën çudi që mund të rrinë me orë të tëra në tavolinë duke folur për depilimin e fundit. Si ia bëjnë xhanëm? Si nuk mërziten, mor vëlla?!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hapja e dosjeve të Sigurimit, deputetët e rinj refuzuan verifikimin

Flet Skënder Vrioni, Përgjegjës i Sektorit të Kërkesave për Informim nga Institucionet:...
Read More
CLOSE
CLOSE