Julian Deda zbulon sekretin e madh të jetës së tij, askush nuk e paska ditur

Pak kush e dinte që aktori i humorit, Julian Deda ka qenë i federuar në një skuadër futbolli në Gjermani. Këtë gjë 37-vjeçari e ka zbuluar në një intervistë për revitën “Who” ku tregon 10 sekretet e jetës.

1.Kam qenë lojtar futbolli i federuar në një skuadër në Gjermani.

2.Nuk e ha pastiçon. Nuk e kam ngrënë kurrë ndaj dhe nuk ja di fare shijen.

3.Urrej verën dhe plazhin. Jam i detyruar të shkoj në plazh prej fëmijëve. Po të ishte për mua do të doja të jetoja në një vend ku nuk ka kurrë verë dhe diell.

4.Korrektësinë e kam sëmundje. Nuk flas me një ish-shok të ngushtë vetëm se nuk ishte i përpiktë në orare.

5.Në vitin 1997 isha 16 vjeç dhe kam bërë roje poshtë pallatit i armatosur me kallashnikov.

6.Nuk kam bërë asnjë punë tjetër në jetë. Vetëm aktor.

7.Jam neglizhent ne larjen e makinës. Makina ime mund të rrijë pa u larë me muaj. Rekordi 4 muaj.

8.Në moshën 6 vjeçare, duke luajtur poshtë pallatit në Shkodër, jam djegur keq fare në prush në të dyja këmbët. Sot nuk kam asnjë shenjë të kësaj djegie.

9.Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve nga viti 2000-2004, pra në 4 vjet nuk kam asnjë mungesë. Me pak fjalë kam frekuentuar 100% të mësimit.

10.Kam probleme me gjilpërat dhe me dhurimin e gjakut, më zë. Herën e fundit në 2008 më ra të fikët. Që atëherë nuk bëj më.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gina Lollobrigida feston 90 vjetorin! Isha më e mirë se Sophia Loren.

Gina Lollobrigida, aktore, skulptore, foto-gazetare, këngëtare dhe seks simbol, nuk ka humbur...
Read More