Juncker bën deklaratën e fortë, Zonja Meri: Ja kur futemi në BE

“Unë i njoh përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe nuk dua rikthim të luftës në Ballkanin Perëndimor”. 

Kanë qenë këto fjalët e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në seancën plenare të BE-së, ku po zhvillohet debat me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ai e quan të rëndësishme integrimin e Ballkanit perëndimor në BE, teksa disa eurodeputetë kanë përshëndetur këtë deklaratë të tij, e cila është shpërndarë menjëherë në Twitter nga shumë persona.

Sot pritet raporti i KE për Shqipërinë, ku do të mësojmë nëse Shqipëria do të çelë negociatat me BE. Është spekuluar shumë për vitin se kur Shëipëria mund të futet në BE megjithatë nuk ka asgjë konkrete.

Një parashikim për fatin e Shqipqërisë e jep dhe astrologia Meri Shehu. Në një lidhje telefonike mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Meri u shpreh se në letrat e saj del që Shqipëria do futet në BE në vitin 2021.

“Mua më dilte shumë më shpejt. Më dilte në vitin 2021. Unë do të riskoj. Është shumë shpejt për ta thënë por mua kështu më doli”, shprehet Meri.

Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i astrologes do jetë i saktë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Avioni francez bën manovër të dyshimtë, Italia i vë pas dy “Eurofighter”

  Momente frike janë ngjallur në zonën e Bergamos në Itali, pasi...
Read More