Justin Bieber përplaset me një Range Rover!

 

Justin Bieber, këngëtari i famshëm amerikan, është përfshirë në një aksident me makinë në Los Angeles, kur një Range Rover u përplas në pjesën e prapme të Mercedes-Benzit të tij.

Këngëtari 24-vjeçar duket se nuk ka patur lëndime fatale përveç tronditjes në momentit e përplasjes.

Policia u thirr në vendngjarje të premten në mbrëmje, por dy shoferët duket se ishin miqësorë me njëri-tjetrin.

Pavarësisht çfarë kishte ndodhur, ata kishin ruajtur qetësinë dhe kishin arritur një konsensus me njëri tjetrin.

Bieber, i cili ishte vetëm në makinën e tij në atë kohë, ishte në gjendje të shkonte në shtëpi, por Range Rover u dëmtua rëndë dhe duhej të tërhiqej.

Më parë në mars, Bieber thuhet se u nda nga e dashura e tij Selena Gomez, me të cilën ka pasur një lidhje të ndërlikuar dhe të gjatë.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Fleckenstein: Hapja e negociatave Shqipëri-BE brenda 2017-ës

Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein vlerëson zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe e...
Read More
CLOSE
CLOSE